• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LAMTUMIRË MASAVE ANTI-COVID/ VOA pas vendimit të Komitetit Teknik: Situata është përmirësuar në javët e fundit
Home
Sociale

LAMTUMIRË MASAVE ANTI-COVID/ VOA pas vendimit të Komitetit Teknik: Situata është përmirësuar në javët e fundit

26 April, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në Shqipëri, Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi sot se ka vendosur heqjen e të gjitha kufizimeve lidhur me pandeminë Covid 19. Për pasojë, nuk do të jetë më e detyrueshme mbajtja e maskave në mjedise të mbyllura, ndonëse kjo masë prej kohësh nuk respektohej, as nga qytetarët, dhe as nga institucionet e ngarkuara për të kontrolluar zbatimin e rregullave anticovid. Po ashtu, Komiteti bëri të ditur dhe lejimin e muzikës pas orës 23.00 dhe rihapjen e klubeve të natës.

Duke nisur që nga 1 maji, nuk do të jetë më në fuqi, as detyrimi për të paraqitur dokument vaksinimi për Sars Cov2, dokument të testimit negativ për infeksionin Sars Cov2 apo çertifikatë shërimi nga ky infeksion për të gjithë shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga çdo pikë kufitare.

Këto masa vijnë pas një situate në përmirësim të vërejtuar në 13 javët e fundit, me ulje të rasteve ditore, e po ashtu dhe të numrit të të shtruarve në spitale, apo atyre në gjendje të rëndë. Pozitiviteti (raporti mes rasteve të reja dhe testimeve) ra në javën e fundit në nivelin e 3.8 përqind, sipas të dhënave të bëra sot publike nga Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet. Në Shqipëri aktualisht llogariten pak më shumë se 420 raste aktive, ose 15 raste për 100 mijë banorë.

Pavarësisht situatës së përmirësuar, autoritetet rekomandojnë me forcë vaksinimin, si mjeti kryesor për mbrotjen nga virusi, veçanërisht për shmangien e rasteve të rënda, në një kohë kur virusi është ende në qarkullim. “Kemi akoma qarkullim të shtamit BA1, të shtamit BA2 dhe pavarësisht situatës mjaft të mirë epidemiologjike, shtamet e Covid19 po pësojnë mutacione të vazhdueshme. Prandaj risku mbetet aktual”, deklaroi shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino.

 

Shqipëria ka një mbulesë mbi 60.8 përqind me të paktën një dozë për popullatën target (mbi 12 vjeç), dhe mbi 50 përqind me dy doza. Komiteti Teknik i ekspertëve, bëri të ditur se Komiteti i vaksinimit, ka rekomanduar “kryerjen e dozës së katërt për qytetarët mbi 60 vjeç dhe atyre me sistem imunitar të kompromentuar sipas rekomandimit të mjekut të familjes”.

Nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri janë infektuar afro 275 mijë qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën rreth 3500 persona./VOA
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DALLIMET MES DIALEKTEVE JANË KRIM"/ Unikkatil bën reagimin e fortë: Gegnishtja të kthehet në gjuhë zyrtare
Previous article "NËSE NUK DOBËSOHESH..."/ Tea këshillon ndjekësen: Gjej të dashur tjetër (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës Aktualitet

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri Aktualitet

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet Aktualitet

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT