• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LAMTUMIRË MAKS VELO! Përcjellja e heshtur e artistit siç nuk e meritonte (VIDEO)
Home
Sociale

LAMTUMIRË MAKS VELO! Përcjellja e heshtur e artistit siç nuk e meritonte (VIDEO)

8 May, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Shtëpinë ku jetoi artisti Maks Velo, e ka pllakosur heshtja. Miqtë e tij besnikë pëllumbat që e shoqëronin edhe gjatë aktit krijues vazhdojnë ende të qëndrojnë si dëshmitarë të shpirtit të lirë mbi çati.

Artisti u përcoll për në banesën e fundit  përmes një ceremonie të thjeshtë organizuar nga Bashkia e Tiranës, për shkak të situatës  së pandemisë. E Motra Roza pasardhësja e vetme dhe disa miq të ngushtë i dhanë lamtumirën artistit.

Arti për të ishte fymë lirie, që i kushtoi shtrejtë me 10 vite burg. Historia e jetës së Maks Velos, arkitekti që u nda nga jeta në 7 maj është ndoshta një simbol se si funksiononte komunizmi duke shkatërruar shoqërinë deri në bërthamën më të fortë e të shenjtë, atë të familjes.

I denoncuar nga ish-gruaja dhe miqtë e tij ai u arrestua dhe përfundoi në burg dhe iu shkatërruan më shumë se 200 vepra arti nga regjimi diktatorial.

Në një nga rrëfimet e tij në media pas viteve ’90 ai ka rrëfyer se u njoh dhe u dashurua me një vajzë, që vetëm pas martesës do të zbulonte se ishte agjente e Sigurimit të Shtetit dhe faktori kryesor në dënimin e tij 10 vjeçar.

“Lidhja  e shkrimtarëve ishte burgu i artistëve”, do të shkruante  Velo  pas botimit të dosjes së ish sigurimit të shtetit në librin  “Jete paralele”

Pas botimit të pastelave të  viteve ‘60 shpëtuar nga djegia, dy ishin spirancat e shpresës për t’ia rinisur, rrëfeu 8 vite me parë  Velo.

Ngjyra ishte melodia e tij krijuese. Ndërsa portreti sprova e piktorit. Nudot e vonuara i ekspozoi  në janarin e vitit 2019 ne galerinë FAB.

Kontributi i Maks Velos në arkitekture është i çmuar, e ku Shoqata e Arkitekteve një vit më parë e nderoi me çmimin “Mjeshtër i Madh”

“Është një humbje e madhe për komunitetin e arkitektëve, por edhe për të gjithë shqiptarët”, thotë Armando Vokshi.

Ai eshte arkitekti i pallatit të artistëve, ku u kritikua për stilin kubist, tashmë shtëpia studio Kadare ka hapur dyert për vizitorët

Një premtim për kthimin e shtëpisë së tij në muze e bëri gjatë ceremonisë së lamtumirës Erjon Veliaj.

 “Si komshi të jetër do bëjmë shtëpinë muze, tek lagjia jone te ‘Hoxha Tasim’, i kam kërkuar Shkrelit dhe Andonit të bëjnë një inventar të të gjitha punëve. Siç jetoi me dinjitet, të kthejmë edhe veprat në dinjitet”, u shpreh Veliaj.

Artan Shkreli është i bindur se do të filloi një rivlerësim i  veprës së Maks  Velos. “Maksi për secilin nga ne përveç kujtimeve dhe veprës që ka lënë pas, tani fillon një mënyrë dhe rivlerësim i veprës së Maksit”, thotë ai.

Ben Andoni e cilëson si një model të qytetarit të angazhuar. “Maksi është prapë i gjallë dhe modeli i tij i madh, i qytetarit të angazhuar është një motiv për të gjithë ne”, thotë ai.

Artisti Maks Velo jetoi me art dhe për artin. /abcnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I BËN "GJËMËN" BASHËS DHE METËS/ Kryemadhi: Njëri ka kapur floririn, tjetri Rrugën e Kombit, por Ramën nuk e mundin dot
Previous article LË PAS ARTISTËT E NJOHUR/ Loredana shënon super suksesin me këngën e fundit dedikuar Mozzik (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare Aktualitet

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

SFIDON GJKKO/ Meta: Komiteti i Helsinkit konfirmoi se kafazi i xhamit bie ndesh me procesin e rregullt ligjor Aktualitet

SFIDON GJKKO/ Meta: Komiteti i Helsinkit konfirmoi se kafazi i xhamit bie ndesh me procesin e rregullt ligjor

"ÇOHUNI O NJERËZ"/ E reja kërkon largimin e Ramës nga Vlora, gardisti e largon me forcë Aktualitet

"ÇOHUNI O NJERËZ"/ E reja kërkon largimin e Ramës nga Vlora, gardisti e largon me forcë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT