Eshtë ndare para kohe nga jeta, Luzhiana Abazi, mjekja dhe veprimtarja e shquar politike.
Luzhiana ka qene e angazhuar heret edhe ne politike prane LSI.
Ajo ka qene kryetare e Njesise Administrative Nr. 6 te Kombinatit ne Tirane si dhe antere e Kryesise se LSI.
Luzhi eshte vajza e Dine Abazit, mjekut te njohur i cili eshte edhe Kryetari i Urdherit te Mjekeve te Shqiperise.
Kjo ishte nje goditje e rende per familjen Abazi, jo vetem per shkak te moshes shume te re te Luzhianes, por edhe per shkak se pak jave me pare, u nda nga jeta edhe kunati i saj, Sokol Baraj, ish drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit dhe ish zv. minister i Brendshem.
Luzhiana Abazaj vuante nga nje semundje e rendë qe e largoi para kohe nga jeta.
Redakia e Alpenews.al i shpreh ngushellimet me te thella familjes Abazi per kete humbje te parakoheshme.
WHO IS WHO?
Znj. Luzhiana Abazi lindi ne qytetin e Durresit, me 19 Maj 1971.
Kjo ështe CV zyrtare e Luzhit, siç e thërrisnin të gjithë, e prezantuar në një nga sitet e LSI:
Ne vitin 1994, u diplomua ne Fakultetin e Mjekesise, Universiteti i Tiranes.
Znj. Abazi ka kryer nje sere specializimesh dhe trajnimesh.
Gjate periudhes 1996-1998 ajo ka kryer nje specializim per mjekun e familjes . Me 1999 – 2000 perfundoi me sukses Master-in per “Menaxhimin e sherbimit shendetesor paresor”, Instituti superior “Della Sanita” ne Rome.
Ne periudhen 2000 – 2002 ka qene Drejtore prane Autoritetit Shendetesor Rajonal.
Znj. Abazi ka qene pedagoge ne Fakultetin e Mjekesise per rreth 5-vjet, ne vitet 2002 -2007.
Ne periudhen 2007-2011 eshte zgjedhur kryetare e njesise bashkiake nr.6 Tirane. Ne 2011-2013 ka qene drejtore e “Drejtorise nr. 2 te Punetoreve te Qytetit’, Bashkia Tirane.
Nga 2014-2016 Znj. Abazi ka ushtruar detyren si drejtore e Sherbimit Spitalor prane Fondit te Sigurimit te Detyrueshem te Kujdesit Shendetesor (FSDKSH)
Nga 2016 e ne vazhdim eshte drejtore e “Drejtorise Rajonale te Fondit Tirane”.
Znj. Abazi eshte dalluar per angazhimin e spikatur ne politike. Nga viti 2012 e ne vazhdim ajo eshte anetare e Kryesise e Levizjes Socialiste per Integrim.
Përgatit: Alpenews.al