• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LAMTUMIRË KOSOVË/ Mbi 5 mijë qytetarë kanë hequr dorë nga nënshtetësia
Home
Rajon

LAMTUMIRË KOSOVË/ Mbi 5 mijë qytetarë kanë hequr dorë nga nënshtetësia

28 January, 2020 k.autor Rajon

Mbi 5 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës kanë hequr dorë nga nënshtetësia kosovare vetëm gjatë vitit 2019, duke zgjedhur për të jetuar në një nga shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e lejojnë dyshtetësinë.

Sipas DW, të dhënat konfirmohen nga ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës. Nënshtetësitë që marrin më së shumti qytetarët e Kosovës janë nënshtetësia gjermane, austriake, sllovene, kroate etj.

Qytetarët, të cilët kanë ndërruar nënshtetësinë e tyre nuk ndihen të kënaqur me vendimin që kanë marrë edhe pse këtë gjë e kanë bërë për një të ardhme më të mirë për familjet dhe fëmijët e tyre.

Fatime Recica që jeton në gjermani prej 20 vitesh, thotë se familjarisht  e kanë marrë këtë vendim, me qëllim që femijët e saj të ndihen të barabartë në shtetin ku jetojnë.

Fatimja pohon se ka qenë një vendim i vështirë, por ajo e pranon, se pranimi i nënshtetësisë gjermane ka përparësitë e veta. Analistët dhe sociologët e vlerësojnë këtë situatë në Kosovë si alarmante. Analisti Nexhmedin Spahiu thotë se braktisja e nënshtetësisë së Kosovës është pasojë e moskultivimit  të atdhedashurisë në dy dekadat e fundit, rezultati i një sistemi arsimor të dështuar.

Sipas Spahiut edhe një jetë kulturore me vlera të përmbysura dhe kthimi i korrupsionit si metodë jetese kanë luajtur rolin e tyre.  Sipas të dhënave të studimit afërsisht 40 për qind e shqiptarëve të Kosovës dëshirojnë të emigrojnë për një periudhë të shkurtër kohe prej më pak se pesë vjet.

Problemet ekonomike përmenden si arsyeja kryesore për migrim nga rreth 63 për qind e atyre që dëshirojnë të lënë Kosovën për të shkuar në një vend tjetër. Ssociologët vlerësojnë se nëse vazhdon ky ritëm i heqjes dorë nga nënshtetësia e Kosovës nga qytetarët kosovarë, shteti do të ketë probleme të mëdha.

Ndërkaq mosliberalizimi i vizave, shkalla e lartë e papunësisë në Kosovë kanë bërë që qytetarët kosovarë të gjejnë alternativa të tjera për të udhëtuar lirshëm, duke aplikuar në disa raste për një shtetësi të dytë, që në mjaft raste ka qenë ajo serbe, ose shqiptare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KLUBI BËRI SONDAZH PËR STADIUMIN/ “Tirona-Fanatics”: Nuk jemi qiraxhinj, shtëpia jonë është...
Previous article STUDIM/ Në Shqipëri 68.6% e individëve e përdorin internetin për informacion mbi mallra e shërbime

k.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT