Pas afro dy javëve në terapi intensive, Skënder Kurti humbi betejën me koronavirusin.
Ish-kampioni i boksit shqiptar, më 23 mars, kaloi në vdekje klinike dhe prej asaj dite mjekët po bënin të pamundurën për ta mbajtur në jetë me ndihmën e aparaturave.
Prej dy ditësh në zonën e Xhamllikut në Tiranë, qendron e varur një banderolë që nderon kujtimin e tij.
“Lamtumirë kampion, nuk do të harrojmë kurrë krenaria jonë, legjenda e Tironës”, shkruhet në të. AlpeNews.al




