• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Lamtumirë baba!”/ Ndërron jetë mjeku i njohur, themeluesi i radioterapisë
Home
Sociale

“Lamtumirë baba!”/ Ndërron jetë mjeku i njohur, themeluesi i radioterapisë

18 November, 2017 F.autor Aktualitet, Sociale

“Lamtumirë baba”, me kete mesazh rektori i Universitetit te Mjekesise ka njoftuar ndatjen nga jeta te te atit te tij, mjekut te shquar Agron Gjata.

Vete universiteti ne faqen e tij ne nje homazh per mjekun e njohur, shkruan se ai eshte ndare nga jeta dje pasdite, nderkohe qe njofton se varrimi bëhet sot ora 13:00 nga shtëpia e tij Rr. Vaso Pasha për në varrezën e Sharrë Kombinat.

NEKROLOGJI

Sot pasdite, pas një gjendje të përkeqësuar të shëndetit u nda nga jeta Agron Gjata, mjek i njohur me veprimtari të gjatë e më shumë se 30 vjeçare në fushën e radioterapisë.

Agron Gjata u lind në një familje me tradita intelektuale dhe atdhedashëse në vitin 1927 në Korçë. Ndërpreu studimet në Liceun e Korçës për t’ju bashkuar lëvizjes nacional-çlirimtare gjate së cilës edhe u internua. Babai i tij, Isuf Gjata mësues dhe patriot është një nga dëshmoret e luftës nacional-çlirimtare. Pas çlirimit, ne vitin 1952, filloi studimet në Varshavë, Poloni ku u diplomua si mjek i përgjithshëm në vitin 1957.

Pas kthimit në atdhe për disa vite rresht punoi si mjek në minierën e Memaliajit dhe në vijim në drejtorinë spitalore të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe nën drejtor në Poliklinikën Qendrore në Tiranë.

Në vitin 1965 vijoi studimet pasuniversitare në Romë, Itali ku u formua si mjek specialist ne radioterapi.

Me kthimin në Shqipëri si mjek specialist në radioterapi bashkë me kolegë të tjerë, Agron Gjata u bë themelues i shërbimit të radioterapisë në Institutin e Onkologjisë, sot Qendra Spitalore Universitare “Nene Tereza”, të cilin e drejtoi deri në daljen e tij në pension.

Agron Gjata gjatë të gjithë karrierës së tij si mjek ka punuar me ndershmëri dhe pasion duke vendosur në qendër pacientin dhe kujdesin për të. Ai ka dhënë kontribut edhe në formimin e brezit më të ri të specialistëve të radioterapisë, të cilët e çuan më tej këtë shërbim.

Universiteti i Mjekësisë, Tirane i shpreh ngushëllime familjes, kolegeve, miqve dhe në veçanti të birit, Rektorit të UMT, Prof. Arben Gjata për këtë humbje te madhe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjermania ndalon shitjen e orëve intelegjente për fëmijët
Previous article VIDEO/ Rama zgjohet me Roskovecin, ka një lajm të mirë për qarkun e Fierit

F.autor

Postime të ngjashme

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset Aktualitet

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT