• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LAMTUMIRA PËR MBRETËRESHËN/ Charles falenderon britanikët dhe gjithë botën për mesazhet
Home
Nderkombetare

LAMTUMIRA PËR MBRETËRESHËN/ Charles falenderon britanikët dhe gjithë botën për mesazhet

19 September, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Mbreti Charles ka falenderuar njerëzit në Britani dhe në mbarë botën për mesazhet e mbështetjes që ka marrë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth.

Funerali zyrtar i Elizabeth do të bëhet sot në Westminster Abbey, duke i dhënë fund një periudhe zie 10-ditore gjatë së cilës qindra mijëra njerëz i bënë nderimet e tyre monarkes së Britanisë, e cila ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare.

“Gjatë 10 ditëve të fundit unë dhe gruaja ime jemi prekur thellësisht nga mesazhet e shumta të mbështetjes dhe ngushëllimit që kemi marrë nga ky vend, por edhe nga e gjithë bota”, tha Charles.

“Në Londër, Edinburg, Hillsborough dhe Cardiff ne jemi prekur kaq shumë nga të gjithë ata që kanë ardhur për të nderuar shërbimin e përjetshëm të nënës sime të dashur dhe mbretëreshës së ndjerë.”

“Ndërsa përgatitemi për të thënë lamtumirën tonë të fundit, do të doja të përfitoj nga ky rast për të falënderuar të gjithë njerëzit e panumërt që kanë qenë një forcë mbështetjeje dhe inkurajimi për familjen time dhe mua në këtë kohë pikëllimi”, shton deklarata.

Pas ceremonisë në Westminster Abbey, siç raporton APE-MBE, arkivoli mbretëror do të zhvendoset në Ëindsor, ku më pas do të varroset pranë bashkëshortit të saj prej 73 vitesh, Princit Philip.

Varrimi mbretëror do t’i japë fund një periudhe zie kombëtare në Britani, megjithëse periudha e zisë së familjes mbretërore do të vazhdojë edhe për shtatë ditë të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Autoritetet britanike: Moska zgjeron sulmet ndaj objektivave civile në Ukrainë
Previous article NUK KA QETËSI PËR KRETËN/ Një tjetër tërmet i fortë godet ishullin

s.autor

Postime të ngjashme

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur Botë

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT