• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Lakuriqët e natës, frymëzim për radarët e ardhshëm të planeteve në sistemin diellor
Home
Jetë

Lakuriqët e natës, frymëzim për radarët e ardhshëm të planeteve në sistemin diellor

27 December, 2017 k.autor Jetë

Sipas përshkrimeve në revistën shkencore “Nature Communications”, lakuriqët e natës frymëzojnë radarët, që do të përdoren për të vëzhguar nëntokën e Marsit dhe të planeteve të tjera të sistemit diellor…

Lakuriqët e natës frymëzojnë radarët, që do të përdoren për të vëzhguar nëntokën e Marsit dhe të planeteve të tjera të sistemit diellor, për të marrë informacione me të sakta mbi përbërjen e strukturës së planeteve dhe të hënave të tyre, sipas përshkrimeve në revistën shkencore “Nature Communications” të kësaj teknologjie të zhvilluar në Universitetin e Trentos nga Lorenzo Bruzzone dhe Leonardo Carrer.

Në gjendje të fluturojnë natën dhe në errësirën më absolute të shpellave ku strehoen, lakuriqët e natës përllogarisin mjedisin, identifikojnë dhe vlerësojnë distancën e objekteve, falë një sonde biologjike që i mundëson atyre të lëshojnë ultratinguj, më saktë valë akustike me frekuencë të lartë që nuk mund të dëgjohen nga veshi i njeriut, duke arritur të dëgjojnë jehonën që përplaset dhe kthehet pas nga objektet e ndryshme.

Sinjali që kthehet përmban informacione mbi distancën dhe madhësinë e objekteve të prekur. Këto informacione janë shumë të sakta sepse, ndryshe nga disa radarë, që kanë një rreze veprimi të limituar, sonda e lakuriqëve të natës vepron në dy fasha të ndryshme, falë edhe pozicionit të veshëve që u mundësojnë të kapin jehonën e kthimit në dy kohë dhe intensitete të ndryshme, duke i’u dhënë më shumë informacione.

Duke u frymëzuar nga ky mekanizëm, studiuesit kanë përmirësuar efektshmërinë e teknikave për të përpunuar informacionet e kapura nga radarët.

“Kemi aplikuar idenë e fashës së dyfishtë të frekuencave për të përmirësuar informacionin mbi studimet gjeofizike të kryera me radarë në gjendje të hyjnë nën sipërfaqen e trupave qiellorë të sistemit diellor”, shpjegon Bruzzone.

Në veçanti, shton ai, “kjo matje e dyfishtë është e nevojshme për të dalluar në mënyrë më të detajuar sinjalet që vijnë nga sipërfaqja dhe ata që vijnë nga nëntoka e planeteve dhe të hënave të tyre”.

Kjo shërben për të përmirësuar të kuptuarit e strukturës gjeologjike të trupave qiellorë.

Teknika është eksperimentuar  në përpunimin e të dhënave të dërguara nga sondat që po eksplorojnë Marsin dhe hapi i radhës do të jetë që të përpunohen sisteme më të sofistikuar për radarët e gjeneratës së re, në gjendje të krijojnë të dhëna më të sakta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Top pesë kompanitë më famshme në botë për vitin 2017
Previous article FOTO/ Me pizhama në shtëpi: Dua Lipa pushon për festat e fundvitit

k.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT