• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LAJMI I RREMË PËR TËRMETIN/ Lleshaj: Veprim jashtëzakonisht i dëmshëm, u paguan për të krijuar panik
Home
Politikë

LAJMI I RREMË PËR TËRMETIN/ Lleshaj: Veprim jashtëzakonisht i dëmshëm, u paguan për të krijuar panik

23 September, 2019 k.autor Politikë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar në lidhje me lajmin e rremë që u publikua nga portali Syri. net ku paralajmëronin për një tërmet të fuqishëm duke përhapur panik tek qytetarët dhe duke i bërë që të dalin nga banesat.

Lleshaj në një lidhje telefonike për Report TV ka thënë se dy gazetarët e shoqëruar nuk janë njerëz të thjeshtë por janë paguar që të bëjnë pikërisht atë që ndodhi mbrëmë në Tiranë, duke krijuar panik.  Sipas Lleshajt lajmi i publikuar ishte i pa moralshëm dhe kundër çdo veprimi normal që do të bënte një shqiptarë. Ndër të tjera Lleshaj tha se ky lajm që krijoi mjaftë panik në kryeqytet mund të shkaktonte edhe dëme më të mëdha, ku si pasojë e panik mund të krijoheshin ngjarje kriminale.

“Nuk i bej dot as komente, aq e shemtuar  është. Ndërkohë që vendi ishte përfshirë nga një tërmet dhe një valë e madhe solidariteti, pati një tendence të turpshme për të krijuar probleme shtese dhe panik për të bërë të kundërtën që do të bënte çdo shqiptar.” ka thënë fillimisht Lleshaj.

“Situata për panikun që u përhap është e pazakontë, është e rrallë, jemi në një situatë.. , është e pamoralshme e pandershme e rrezikshme. Pasi në mes të panikut u tentua të krijohen probleme , u krijua hapsirë për krimin për fenomene te tjera. Pastaj bllokim të trafikut . Tirana ka trafik të rënduar në çdo kohë dhe kjo që nxorrën në rrugë është jashtëzakonisht i dëmshëm. Ata duhet të përballen me drejtësinë. Bëhet fjalë për përpjekje të mirë llogaritura. Jo se u angazhuan qytetarët të papërgjegjshëm, Por të paguar për të krijuar atë që u krijua për pak momente. “ ka thënë me pas Lleshaj.

Ndërsa për sa i përket paketës anti shpifje Lleshaj ka thënë se diçka e tillë është shumë afër dhe me anë të saj do të bllokohen mundësitë që të krijohen problematika të tilla siç u krijua nga lajmi i rremë i shpërndarë nga portali Syri.net.

“Rasti i mbremshme është rasti tipik për të pastruar median nga rrenat publike, duhen quar rrena. Ligji është domosdoshmëri rrena dhe fjala e lirë janë të kundërta duhet bllokimi për rrenën. Legjislacioni është në rrugën e vet shumë shpejt do të vijë në ndryshimet ligjore për atë pjesë të parregulluar.  Kodi penal parashikon masa të forta për këtë çështje pasi pasojat janë të jashtëzakonshme, anë më të rënda se aktet kriminale. Masat duhet të jenë të forta. Po hetojmë në thellësi këtë tentativë të rrezikshme. Po bëjmë ndryshime ligjore për të mos patur më të tilla raste.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJMI I RREMË I TËRMETIT/ Prokuroria e Tiranës nis hetimet
Previous article MOMENTE FRIKE NË KOLUMBI/ Tifozët hedhin thikë në fushën e lojës (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTUESIT HEQIN FLAMURIN E AMBASADËS IZRAELITE/ Ministria e Jashtme: Po përçani dhe po përhapni urrejtje Politikë

PROTESTUESIT HEQIN FLAMURIN E AMBASADËS IZRAELITE/ Ministria e Jashtme: Po përçani dhe po përhapni urrejtje

"PROTESTUESIT PO BËHEN INSTRUMENT I INTERESAVE TË..."/ Rama: Mos u bëni peng i iluzioneve Politikë

"PROTESTUESIT PO BËHEN INSTRUMENT I INTERESAVE TË..."/ Rama: Mos u bëni peng i iluzioneve

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT