• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LAJMI I MIRË/ Nëse sëmureni me COVID-19 nuk do paguani asnjë ilaç. Qeveria miratoi paketë rimbursimi
Home
Sociale

LAJMI I MIRË/ Nëse sëmureni me COVID-19 nuk do paguani asnjë ilaç. Qeveria miratoi paketë rimbursimi

16 November, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Gjatë seancës plenare të kësaj të hëne (datë 16. 11. 2020), u miratua me 84 vota pro buxheti për vitin 2021.

Për të folur më shumë rreth buxhetit të miratuar, në studion e emisionit “Top Talk”, ishte i ftuar deputeti Anastas Angjeli. Deputeti theksoi se është miratuar rritja e pagave për mjekët, e cila do të hyjë në fuqi me datë 1 janar, duke shtuar se rritja do të jetë në masën 40% në raport me pagën aktuale. Gjithashtu ai shtoi se është miratuar rimbursimi i ilaçeve dhe kurimit të COVID-19, duke shpjeguar të gjithë procedurën se si mund të përfitosh këtë shërbim.

“Që në fillim e thamë se përse quhet një buxhet anti-krizë, sepse është fokusuar tek njeriu, është fokusuar tek shëndeti dhe tek paketa anti-covid. Unë mendoj që është një nga paketat më të mëdha dhe më të fuqishme. Në krahasim me vitin e kaluar, shëndetësia ishte planifikuar nga qeveria kur erdhi në parlament që të kishte 2.4 miliardë lekë më shumë sa i përket infrastrukturës shëndetësore. Kishte të parashikuara 4.5 miliardë lekë më shumë vetëm për rritjen e rrogave të punonjëse të shëndetësisë, të mjekëve dhe të personelit. Do ë rriten 40% në krahasim me pagën që kanë duke filluar nga 1 janari, të gjitha nivelet e shërbimit shëndetësor. Nga ana tjetër janë rreth 6 miliardë lekë që do të jenë për medikamentet dhe këtu përfshihet shuma 1.5 miliardë lekë e parapaguar nga qeveria për të siguruar vaksinën anti-COVID. Rreth 1 milionë e 300 mijë doza, është parapaguar kjo. Me t’u prodhuar vaksina Shqipëria është pjesë e atij grupi që ka dhënë para. Gjithashtu me propozim jo vetëm të komisionit të deputetit por duke iu përgjigjur nismës së kryeministrit Rama që fokusi kryesor duhet të jetë tek pandemia u shtuan 1.2 miliardë lekë për rimbursimin e ilaçeve të gjithë qytetarëve të republikës së Shqipërisë që sëmuren nga COVID. Kjo do të thotë që ka një listë të ilaçeve e cila për sëmundje të caktuara rimbursohet, pra pacienti i sëmurë i merr ato. U shtua në këtë listë edhe COVID-19 dhe kjo nuk është pak, ashtu sikurse do të ketë edhe kompensim për shërbim në shtëpi të njerëzve të pamundur që mund të përballojnë në spital. Si bëhet kjo? Në qoftë se ti sëmuresh nga COVID-19 dhe ke një protokoll të përcaktuar ilaçesh, numri i ilaçeve të të cilave është i përfshirë në listën e ilaçeve të rimbursueshme, qytetari merr ato.

Nga ana tjetër përse themi që ka në qendër njeriun. Çfarë ndodhi para disa muajsh kur filloi covidi. Kanë dalë disa akte normative, janë disa masa financiare, por janë edhe disa raste humane dhe shëndetësore, një prej tyre kush ka qenë? Ka qenë dyfishimi i ndihmës ekonomike për ato që paguajnë për ndihmë ekonomike. Që do të thotë, dyfishimi i ndihmës ekonomike, ka tre lloje fashash të ndihmës ekonomike, ka ndihmë ekonomike për moshën 18-vjeç 900 lekë dhe 1800 lekë në muaj, ndihmë është ajo. Ka ndihmë ekonomike për moshën mbi 18 vjeç që është 1200 bëhet 2400 dhe ka për krye familjarë që është 1800 dhe bëhet 3600, këto janë në muaj. Nëse vendimi i mëparshëm i qeverisë ishte deri në fund të këtij viti, ne përfshijmë 2.5 miliardë lekë në buxhetin e viti të ardhshëm që ajo të vazhdojë gjatë gjithë vitit të ardhshëm. Kjo përfitohet nëpërmjet bashkive”, tha Angjeli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASKA ME DETYRIM/ Gjobiten 1710 qytetarë dhe 10 administratorë lokalesh
Previous article DASHURI DHE ZËNKA "QESHARAKE"/ Përse debatojnë më shumë çiftet e showbizzit shqiptar (FOTOT)

F.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO/ Përndoqi ish të dashurën, por nuk mjaftohet me kaq. Ajo që ndodhi më pas në Tiranë, është e rëndë Aktualitet

NDODH EDHE KJO/ Përndoqi ish të dashurën, por nuk mjaftohet me kaq. Ajo që ndodhi më pas në Tiranë, është e rëndë

"ARREST SHTËPIE" PËR KREUN E SHISH/ SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat Aktualitet

"ARREST SHTËPIE" PËR KREUN E SHISH/ SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat

DOSJA "AKSHI"/ Apeli i Posaçëm le në fuqi masën “arrest në burg” ndaj Ergys Agasit Aktualitet

DOSJA "AKSHI"/ Apeli i Posaçëm le në fuqi masën “arrest në burg” ndaj Ergys Agasit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT