Një ngjarje e rëndë ka ndodhur minutat e fundit në plazhin e Vilunit në qytetin e Velipojës, ku një 30-vjeçar kishte hyrë për të nxjerrë nga deti të fejuarën e tij, por nuk ka mundur të mbijetojë dhe është mbytur.
Raportohet deri më tani për ALPENews.al se nuk ka të mbytur të tjerë.
Identiteti i 30-vjeçarit është Ervid Palaj, por deri më tani dihet që është shtetas shqiptar me banim në Dajç.


