• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LAJMI FUNDIT/ Zbardhet vrasja e biznesmenit Memli Begalla, kapen autorët (EMRAT)
Home
Breaking News

LAJMI FUNDIT/ Zbardhet vrasja e biznesmenit Memli Begalla, kapen autorët (EMRAT)

26 February, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhet vrasja e bujshme e biznesmenit Memli Begalla tek zona e ish Bllokut ne Tirane, perballe selise se qendrore te LSI. Mësohet se në pranga kanë rënë Denis Demirin dhe Alban Serezi, te cilet sipas policise jane edhe autoret e ekzekutimit mafioz me pistolete me selinciator ne hyrjen e pallatit ku jetonte biznesmeni me origjine nga Tepelena.

Deklarata e plotë e policisë

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, strukturat e Hetimit të Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë finalizuan operacionin e koduar “Triss”, ku është bërë e mundur zbardhja e dokumentimi i autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 14 shkurt në mbrëmje, në kryeqytet.Ky operacion erdhi si rezultat i punës profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara si dhe provat e administruara nga grupi hetimor.

Si rezultat i hetimeve të deritanishme, rezulton se autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur, ku u vra me armë zjarri shtetasi Memli Begalla, janë shtetasit:

– Denis (Alban) Demiri, 43 vjeç, banues në Tiranë.

– Ardian Serezi, 49 vjeç, banues në Tiranë.

Për të dy këta persona janë ekzekutuar urdhërat e ndalimit.

Nga veprimet e dokumentuara, rezulton se shtetasi Denis Demiri ka kryer ekzekutimin e shtetasit Memli Begalla. Dyshohet se pista kryesore ku janë fokusuar hetimet është ajo e borxheve që nuk kishte shlyer viktima.

Për arsye hetimore, nuk mund të bëjmë me dije të dhëna të tjera në lidhje me mekanizmin apo rolet si dhe përfshirjen e personave të tjerë në këtë ngjarje.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një automjet me targa të huaja, me të cilin autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu është sekuestruar një automjet në pronësi të shtetasit Denis Demiri, si dhe 9 telefona celularë.

Grupi i punës vijon me intensitet veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes dhe personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në të.

Policia e Shtetit, duke falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin, shprehet e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo akt, grup kriminal apo paligjshmëri, për të ndërtuar së bashku një Shqipëri më të mirë dhe të sigurt.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MONIKA STAFA/ Renzi, Berluskoni apo të dy bashkë?!
Previous article Jo vetëm këngëtare por edhe poete: Fjalët e ngrohta të Flakës në dasmën e mikes së ngushtë, duhet t’i lexoni!

Redaktor2

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës Aktualitet

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni Aktualitet

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë Aktualitet

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT