Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me plagosjen ditën e sotme në zonën e “Astirit” në kryeqytet.
Policia ka raportuar se i plagosuri Gentjan Rrahmani dhe miku i tij janë konfliktuar më parë me autorin e plagosjes.
Ata i kanë thyer xhamin e makinës dhe më pas e kanë goditur me sende të forta autorin, ndërkohë që ky i fundit ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar Rrahmanin ndërsa largohej me shpejtësi .
Në Tiranë pak minuta më parë janë dëgjuar të shtëna me armë tek e Unaza e Re. Policia është lajmëruar nga banorët e zonës. Mësohet se është një 28-vjeçar i plagosur dhe ai është dërguar në spital për mjekim.
Plagosja ka ndodhur në rrugën Teodor Keko tek zona e Astirit. Momenti i atentatit është filmuar nga kamerat e sigurisë.
Policia është vënë në kërkim të autorëve të plagosjes të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi në drejtim të kombinatit.
Sipas te dhenave te para mesohet se ai eshte identifikuar si shtetasi Gentjan Ramani i cili është qëlluar nga disa persona të paidentifikuar nga një automjet.
Mesohet se ngjarja u sinjalizua nga banore te zones, qe pasi pane skenen njoftuan me urgjence policine.
I plagosuri mesohet se eshte me precendte te meparshem penal, ka qene dy here i arrestuar. Ne fillim jane zene me gure pastaj ka nisur konflikit me pistoleta.
Eshte idendifkuar edhe autori, por emri i tij ende nuk behet i ditur nga policia
Informacion paraprak
Më datë 16.11.2017, rreth orës 12.35, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Teodor Keko”, ndodhet një person i shtrirë në tokë.
Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
Në rrugën “Teodor Keko” është gjendur i shtrirë në tokë shtetasi G.K, 22 vjeç, i cili dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri.
Shtetasi i palgosur është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e Policisë eshte identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


