Ish Kryeprokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë Adriatik Llalla është rikthyer me urgjencë nga Gjermania në Shqipëri për shkak të zhvillimeve dramatike rreth Rovena Gashit, bashkëpunëtores së tij më të ngushtë.
Lajmi konfirmohet për “Alpenews.al” nga burime të sigurta në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.
Burimi saktëson se z. Llalla ka kaluar kufirin shqiptar pas udhëtimit me një avion që ka mbërritur në aeroport në orën 13.30 të shtunën.
Ish Kryeprokurori ishte larguar nga Shqipëria drejt Gjermanisë ku herë pas here jeton edhe familja e tij, në kulmin e akuzave publike të ngritura për të në lidhje me përfshirjen e tij në raste të mëdha korrupsioni gjatë ushtrimit të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm për një mandat 5 vjeçar.
Bashkshortja e tij Adriana Llalla që punon në Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor (ISKSH) nuk e ka shoqëruar z. Llalla në këtë udhëtim pasi gjatë kohës që ai ka qenë Kryeprokuror ajo pothujase nuk është paraqitur asnjëherë në punë, ndërkohë që paga i ka ecur normalisht. Ndërsa tani, me sa duket është e detyruar megjithëse kokëulur për shkak të bëmave që u janë bërë publike, të paraqitet çdo ditë në zyrë.
Z. Llalla tani ndodhet në Tiranë për të ndjekur nga afër zhvillimet e bujshme rreth Rovena Gashit, ish drejtoreshës së tij për Marrëdhëniet me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.
Përgatit: Alpenews.al


