• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Lajmet e rreme në Facebook që po shkaktojnë dhjetëra viktima
Home
Teknologji

Lajmet e rreme në Facebook që po shkaktojnë dhjetëra viktima

13 November, 2018 Isa.Autor Teknologji

Më 23 qershor 2018, një seri imazhesh të tmerrshme filluan të qarkullojnë në Facebook.

Njëra prej tyre tregonte një fëmijë me plagë të hapura mbi kokë dhe nofull (fotoja poshtë).

Një tjetër – e parë më shumë se 11.000 herë – tregonte një kafkë njeriu të hapur.

Përdoruesit e Facebook-ut të cilët vendosën imazhet pohuan se ata treguan një masakër që po zhvillohet në rrethin Gashish të shtetit Plateau, Nigeri. Myslimanët Fulani, thanë ata, po vrisnin të krishterë nga pakica etnike të Beromit në rajon.

Në fundjavë ndodhi një masakër në Gashish. Diku midis 86 dhe 238 njerëzve Berom u vranë ndërmjet 22 dhe 24 qershorit, sipas vlerësimeve të bëra nga policia dhe nga udhëheqësit e komunitetit lokal.

Por disa nga imazhet më të nxehta që qarkullonin në atë kohë nuk kishin të bënin me dhunën në Gashish. Imazhi i foshnjës, i cili u nda me një thirrje për Perëndinë që të “fshinte të gjithë brezin e vrasësve të këtij fëmije të pafajshëm”, u shfaq fillimisht në Facebook muaj më parë.

Videoja në fakt nuk ishte bërë në Nigeri, por në Brazzaville gati një mijë milje larg, në vitin 2012.

Por e vërteta nuk kishte rëndësi. Imazhet në Facebook shërbyen si nxitje ndaj burrave të rinj Berom në qytetin e Jos, një orë në veri të rrethit rural ku po ndodhte masakra. Disa nga postimet në Facebook sugjeronin se vrasjet po ndodhnin aty në Joz dhe se banorët e qytetit po sulmoheshin.

“Sapo pamë këto imazhe, ne donim të mbysim çdo njeri Fulani që qëndronim pranë nesh”, tha një drejtues i të rinjve Berom për BBC. “Kush nuk do ta bënte, nëse do ta vrisnin vëllanë e tyre?”

Policia nigeriane thotë se informacionet e rreme dhe imazhet nxitëse në Facebook kanë kontribuar në më shumë se dhjetëra vrasje kohët e fundit në Plateau State – një zonë e dërrmuar nga dhuna etnike.

Kur BBC Africa Eye mori kontakt me Facebook, kompania e çaktivizoi llogarinë e një burri në Britani të Madhe, i cili po përhapte keqinformime për mijëra njerëz në Nigeri.

Autoritetet vendase kanë kryer vetëm 4 kontrolle të fakteve në kohë të plotë në vend, duke rishikuar informacionin e rremë, në një platformë të përdorur nga 24 milionë nigerianë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MODEST DHE I PËRGJEGJSHËM/ Asensio: Nuk jam unë ai që duhet të udhëheqë ekipin
Previous article 1960/ Mehmet Shehu në Nju Jork, shqiptarët rrihen me “vorio epirotët”

Isa.Autor

Postime të ngjashme

KRIZA EKONOMIKE/ Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100 mijë vende pune Teknologji

KRIZA EKONOMIKE/ Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100 mijë vende pune

ZUCKERBERG SFIDON POLYMARKET/ Meta përgatit aplikacionin e ri të parashikimeve “Arena” Teknologji

ZUCKERBERG SFIDON POLYMARKET/ Meta përgatit aplikacionin e ri të parashikimeve “Arena”

EUROPA SHQYRTON NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE PËR TË MITURIT/ Ja vendet me përdorimin më problematik të tyre Teknologji

EUROPA SHQYRTON NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE PËR TË MITURIT/ Ja vendet me përdorimin më problematik të tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT