Në prag të mbylljes së vitit 2019 një viti i cili pati ngjarje, nga më të ndryshmet ku mund të bëhej një “film” përsa i përket lajmeve të aktualitetit apo politikë. Shumica e lajmeve të cilat ecin, klikohen, shihen apo dëgjohen janë lajme me vrasje, dhunë apo edhe lojërat e politikanëve që ndonjëherë bëjnë humor më shumë se aktorët e humorit.
AlpeNews.al ju sjell lajmet e mira, histori shqiptarëve të cilat na bëjnë krenar kudo në botë dhe në vendin tonë. Le ti marrim me radhë histori të cilat na kanë bërë që të jemi me kokën lart ashtu siç qëndron shqiponja në flamurin tonë.
1. Arba Kokalari u bë deputete në Parlamentin Europian. Ajo është zgjedhur nga Suedia, si përfaqësuese në Parlamentin Evropian. Arba Kokalari ka lindur në Tiranë më 27 nëntor 1986. Ajo ka mbajtur postin e sekretares ndërkombëtare të grupimit rinor të Partisë së Moderuar. Ajo është mbesa e Musine Kokalarit, e cila përfaqëson disidenten e parë shqiptare.
2. Shqiptarja Buta Biberaj zgjidhet prokurore në qarkun Loudon, Virginia, SHBA. Ajo ka fituar garën në zgjedhjet e mbajtura dje në SHBA ndaj rivalës së saj, Mike Chapman.
3. Rahman Lumi, maturanti shqiptar me banim në Nea Mudania, Chalkidiki të Greqisë, triumfon në provimet panhelenike dhe kalon i pari me 18. 640 pikë në Politeknikumin e Universitetit Aristotelio të Selanikut, në Fakultetin Inxhinieri Ndërtimi.
Suksesi i jashtëzakonshëm i të riut shqiptar ka bërë bujë në median greke, pasi ka arritur thuajse të paarritshmen në sistemin arsimor grek.
5. Serena Leka shkëlqeu në Samitin Botëror të Inovacionit në Kinë, ku ka marrë çmimin e parë në një event të organizuar në fushën e sipërmarrjes dhe startup-eve.
Vajza nga Fushë-Arrëzi arriti shpejt të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve në Samitin Botëror të Inovacionit në Kinë, teksa emri i saj dhe i kompanisë “Cellugy” që ajo përfaqëson zuri vendin e parë.
6. Dea Rrozhani, Arla Hoxha dhe Jonada Shukarasi, tri gjimnazistet të talentuara, me aplikacionin e tyre “GjejZa” rrëmbyen zemrat dhe votat e jurisë profesioniste të Technovation Challenge që u mbajt në Silicon Valley, në Kaliforni. Tri vajza nga Shqipëria fituan vendin e parë në një konkurs teknologjie, duke lënë pas SHBA-në, Indinë apo Spanjën.
7. Lajmi më i mirë i 2019 për çdo shqiptar ishte që Alvin Berisha është jashtë kampit “Al Hol” në Siri dhe u kthye në Itali, pranë babait dhe motrave të tij, të cilët kishin 5 vjet pa u parë me njëri-tjetrin.
/AlpeNews.al