Elis Spiropali i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta se më 2 mars do të zhvillojë një protestë me qytetarët ku do të lidhin ‘besën’ dhe se prej aty do të fillojë edhe shpartallimi i grushtit të shtetit.
Spiropali thotë se Metën nuk e ndihmon dot as Basha dhe as populli ndërkohë që grushti ishtetit ka nisur në kokën e Ilr Metës që prej nisjes së Reformës në Drejtësi.
”Pyetja sot s’është pse Presidentit i ka dalë gjuha jashtë kontrollit dhe s’ka më asnjë kontroll mbi Ilir Metën. Kjo dihet.
Pyetja është pse Ilir Meta priti Konferencën e Donatorëve për ta ribërë leckë Presidentin!
Keqardhja për Presidentin ka sosur. Ajo për I. Metën s’ka të sosur!
Zoti e ndihmoftë Ilir Metën se Presidentin s’e ndihmon dot më as Luli! Populli jo e jo.
Sa për grushtin e shtetit, ai ka nisur në kokën e Ilirit qysh kur nisi Reforma në Drejtësi dhe do të vazhdojë sa herë që në konsensus me SHBA/ BE, ne miratojmë ligje që atij i duken grushta.”- shkruan Spiropali.


