• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“LAJM I TRISHTUESHËM”/ Zhani Ciko: Nexhmije Pagarusha ishte një yll, që la mbresa të jashtëzakonshme! Ja takimi i fundit me të
Home
Kulturë

“LAJM I TRISHTUESHËM”/ Zhani Ciko: Nexhmije Pagarusha ishte një yll, që la mbresa të jashtëzakonshme! Ja takimi i fundit me të

7 February, 2020 Delo.autor Kulturë

Muzikanti i njohur shqiptar, Zhani Ciko, e cilësoi një lajm të trishtueshëm ndarjen nga jeta të ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha.

Në një lidhje telefonike për News24, Ciko tha se Pagarusha ishte padyshim një yll i muzikës, që ka lënë pas një model të këngëtares së përsosur.
“Lajmi është i trishtueshëm në kuptimin që u shkëput një yll, si ato yjet e qiellit pranveror dhe Nexhmije Pagarusha është një yll, që do të mbetet në muzikën shqiptare. Një personalitet i padiskutueshëm, maksimal, sidomos në fushën e këngës popullore, ku ka sjellë modelin e një këngëtareje të përsosur, pasi zotëronte një vokal të shkëlqyer. Ajo ka sjellë disa modele, që janë pika referimi.

Pagarusha është një person që ka lënë mbresa të jashtëzakonshme me cilësitë e larta njerëzore. Unë kam qenë i privilegjuar, pasi e kam njohur që ditën e parë që ka ardhur në Shqipëri e deri sot, duke menduar dhe takimin e fundit në Kosovë, me rastin e promovimit të librit të saj. Jam i prekur. Mendoj se shqiptarët dinë se kë vlerësojnë dhe Pagarusha është nga ato që meriton piedestalin e artë të muzikës popullore. Ishte nga ata përfaqësues të mëdhenj të artit shqiptar, në fushën e saj. Ishte ndër më të mëdhajat që ka kombi ynë”, tha Ciko.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDARJA NGA JETA E NEXHMIJE PAGARUSHËS/ Inva Mula: Do të futet tek legjendat e artistëve! (VIDEO)
Previous article KUNDËRSHTARI MË I FORTË ALDO BARES/ Kush janë Taullau dhe “Ben Qimja” që OFL iu kërkon pasuritë

Delo.autor

Postime të ngjashme

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala Kulturë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT