Një tjetër mjek e ka humbur betejën me koronavirusin, duke e zgajtur listën e bluzave të bardha që COVID i ka marrë jetën.
Sipas “Panorama.al”, ditën e sotme ka ndërruar jetë mjeku okulist, Ferdinand Shkrepa.
Mjeku ishte 68 vjeç , ndërsa ka humbu jetën pas 7 ditësh i shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë, por edhe pas trajtimit të specializuar.
Mjeku Ferdinand Shkrepa punonte më orar të reduktuar në Poliklinikën e Specialiteteve në Elbasan, ku kryente vizita me pacientët.