• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LAJM I MIRË/ Xhaçka: Akademia e Forcave të Armatosura do të akreditohet si një institucion i arsimit të lartë
Home
Breaking News

LAJM I MIRË/ Xhaçka: Akademia e Forcave të Armatosura do të akreditohet si një institucion i arsimit të lartë

20 September, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News

Këshilli i Ministrave pritet të miratojë së shpejti statusin e veçantë për Akademinë e Forcave të Armatosura, duke i hapur kështu rrugën ndryshimit rrënjësor të sistemit arsimor ushtarak në vendin tonë. Ky status, mundëson jo vetëm hapjen e studimeve të ciklit të parë bachelor por edhe akreditimin e plotë të AFA dhe programeve të tij akademike.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka gjatë takimit me studentë e pedagogë të Akademisë së Forcave të Armatosura në nisje të vitit të ri akademik 2019 – 2020, ku e ftuar ishte edhe Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini.

“Falë këtij transformimi, që në vitet që do të vijnë do të duhet ta çojmë edhe më tej, në Forcat e Armatosura po instalohet sot një sistem i mirëfilltë meritokracie dhe një nivel profesionalizmi që deri pak vite më parë ishte i paimagjinueshëm. Efektivët tanë tonë janë sot në gjendje të marrin pjesë në misione kudo ku shfaqet nevoja, për të kontribuar për sigurinë tonë kolektive, duke u angazhuar si të barabartë, krah për krah kolegëve të tyre në disa prej ushtrive më moderne e profesioniste. Kjo akademi ka sot një rol vërtet shumë të rëndësishëm strategjik për transformimin e ushtrisë shqiptare. Forca e Armatosur që po ndërtojmë sot është në fakt shumë e ndryshme nga ajo që trashëguam. Aty ku dikur kishim një forcë të bazuar tek rekrutimi i detyruar, sot kemi një forcë më të vogël, profesioniste e vullnetare. E mbi të gjitha kemi një forcë që duhet të arrijë standardet e NATO që janë padyshim standardet më të larta që duhet të respektojë një forcë ushtarake kudo në botë”, tha Ministrja e Mbrojtjes në fjalën e saj.

Për Ministren Shahini, vendimi i ardhshëm i Këshillit të Ministrave hap një faqe të re për arsimimin e ushtarakëve shqiptarë.

“Ky nuk është një institucion i zakonshëm i arsimit të lartë, ndaj ne jemi duke punuar fort bashkë me Ministrinë e Mbrojtjes që t’i japim një status të veçantë Akademisë së Forcave të Armatosura, që stafi akademik të trajtohet i njëjtë si institucionet e tjera të arsimit të lartë”, nënvizoi Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Nis viti akademik në FA

Akademia e Forcave të Armatosura së shpejti do të akreditohet si institucion i arsimit të lartë në #Shqipëri. Lajmin e bukur, bashkë me kolegen Besa Shahini e ndamë me studentë e pedagogë të AFA, në nisje të vitit të ri akademik 2019 – 2020. Me vendimin e ardhshëm të Qeverisë, mbi statusin e veçantë të AFA, i hapim rrugë ndryshimit rrënjësor të sistemit arsimor ushtarak, pjesë e të cilit, në këto 11 vite kanë qenë qindra studentë vendas dhe të huaj. Vetëm këtë vit, AFA ka hapur dyert për 182 studentë, 17 prej të cilëve nga #Kosova. Certifikimi i Akademisë është një garanci më shumë, për çdo kursant që po merr formimin e duhur, pranë institucioneve arsimore ushtarake.

Gepostet von Olta Xhacka am Donnerstag, 19. September 2019

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ Valon Berisha gjen shkakun e humbjes së Lazios në Europa League
Previous article SA TË BUKUR/ Jul Deda na prezanton me nipin dhe mbesën e tij (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë Aktualitet

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

AKSIDENT I RËNDË NË ORIKUM/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO) Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË ORIKUM/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

PUBLIKOHEN PAMJET E FRIKSHME NGA KAMERAT E SIGURISË/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET E FRIKSHME NGA KAMERAT E SIGURISË/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT