Drejtori i përgjithsëm i Entit Kombëtar të Banesave, Stefan Cipa, e ka fituar betejën me Covid-19.
Cipa ka qenë i infektuar me Covid-19, ndërsa ka arritur ta fitojë betejën.
Ditën e sotme mësohet se Cipa e ka mbaruar 14 ditëshin e karantinës.
Kujtojmë që situata në vendin tonë nga pandemia e koronavirusit është e rënduar. Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit e kishin humbur jetën nga Covid 5 persona, ndërsa u shënuan 112 raste të reja.


