Mbërrijnë rezultatet për 10 mësuesit e shkollës “Papa Kristo Negovani” në Kolonjë, të cilët rezultojnë të gjithë negativë.
Kanë dalë përgjigjet e 10 mësuesve të cilët ishin karantinuar në banesat e tyre pasi pastruesja e shkollës kishte rezultuar pozitive me koronavirus.
Sipas burimeve zyrtare nga drejtoria rajonale e qarkut të Korçës bëhet me dije se 10 mësuesit kanë dalë negativë me këtë virus ç’ka do të thotë se të gjithë do ti kthehen normalitetit dhe procesit mësimor.