• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Lajm i mirë për të gjithë, shtyhet taksa e pronës. Ahmetaj: Ja kur nis pagesa
Home
Ekonomi

Lajm i mirë për të gjithë, shtyhet taksa e pronës. Ahmetaj: Ja kur nis pagesa

22 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Ekonomi, Sociale

Nga 1 janari 2019, bashkitë në të gjithë vendin do të jenë gati për të nisur arkëtimin e taksës së shtëpive sipas metodologjisë së re.

Bashkive në të gjithë vendin do t’u lihet 9 muaj kohë për t’u përgatitur për taksën e pronës, që do të llogaritet sa 0,05 për qind e vlerës së shtëpisë. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaroi dje se kjo është një periudhë tranzitore që iu jep mundësi bashkive të përgatiten për taksën e shtëpive sipas formulës së re. Kreu i Financave sqaroi se me kërkesë të pushtetit vendor nga 1 janar 2019 metodologjia e re do të zbatohet në të gjithë vendin.

“Do iu japim më shumë mundësi tatimpaguesve të dinë çfarë dhe për çfarë janë duke paguar. Do t’i japim më shumë mundësi qeverisjes vendore që të ketë një kontroll më të mirë mbi territorin, të ketë mbledhje taksash më transparente dhe jo ‘aforfe’ (siç i referohemi). Periudha 2018 është një periudhë tranzitore që iu lejon njësive vendore të përgatiten më mirë, në mënyrë që në 1 janar të 2019-ës të gjitha njësitë vendore të aplikojnë taksën e pronës në bazë të vlerës. Viti 2018 është përdorur edhe si periudhë tranzitore, dhe me kërkesë të vetë qeverive vendore, për t`u përgatitur dhe për ta provuar metodologjinë në një periudhë tranzitore prej 6 deri në 9 muaj”, u shpreh ai.

Ministri i Financave, Ahmetaj, tha se në dispozicion të bashkive janë vënë të gjitha tabelat zyrtare me llogaritjet e taksës sipas zonave. Ministri sqaroi se kjo nuk është një taksë e re, por ndryshon metodologjia.

“Për sa i përket taksës së pronës, jemi shumë të qartë. Metodologjia është e kristaltë, deri në detaje, janë gati mbi 900 tabela të shpërndara zyrtarisht në të gjitha bashkitë e vendit dhe punonjësit e Ministrisë së Financave, të Departamentit të Taksës së Pronës, (e kadastrës fiskale) praktikisht janë duke ndihmuar njësitë vendore në të gjithë vendin. Ajo që dua të theksoj është se taksa e pronës nuk është një taksë e re, nuk është një taksë që është rritur, përkundrazi, në shumë kategori është ulur, është bërë më transparente, është bazuar te vlera”, tha Ahmetaj.

Metodologjia e re parashikon që taksa për shtëpitë të jetë sa 0,005 për qind e vlerës së saj e llogaritur sipas çmimeve fiskale, ndërsa për biznesin sa 0,2 për qind e vlerës së dyqanit. Ashtu si edhe me taksën aktuale të shtëpive, ligji i ri parashikon diferencim për apartamentetet e ndërtuara para 1993 të privatizuara nga qytetarët me çmime simbolike.

Vendimi i qeverisë parashikon që për këto kategori çmimi për metër katror është 70 për qind e çmimit sipas zonave ku ndodhet apartamenti, vetëm në rastin e shitjes së parë. Pra, e thënë ndryshe, në rast se ky apartament nuk është shitur apo blerë asnjëherë, çmimi për llogaritjen e taksës do të jetë me 30 për qind më pak. Nga taksa do të përjashtohen pensionistët kryefamiljarë që jetojnë vetëm dhe familjet me ndihmë ekonomike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERR FUND DYSHIMI/ Konfirmohet vdekja e Hitlerit
Previous article Keylor Navas optimist: Para vetes kam mbrojtjen më të mirë në botë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT