• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Lajm i mirë për huamarrësit dhe kursimtarët: Interesat e kredive ulen në mars
Home
Ekonomi

Lajm i mirë për huamarrësit dhe kursimtarët: Interesat e kredive ulen në mars

3 May, 2018 Ina.Autor Ekonomi

Ndonëse bankat raportuan se do të shtrëngojnë kushtet e kredisë, ku një prej mekanizmave për ta bërë këtë ishte rritja e normave të interesit, kjo nuk ka filluar të ndodhë ende.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se në muajin mars, interesi mesatar i huave të reja në lekë ka shënuar rënie për të dytin muaj radhazi, duke zbritur në 6.92%, nga 7.12% që ishin në shkurt dhe gati 8% që kishin arritur në muajin janar. Interesat kanë rënë kryesisht për huatë afatshkurtra dhe janë rritur lehtë për afatin më të lartë sesa 5 vjet.

Në rënie edhe më të fortë ishin dhe interesat e huasë në euro, ndonëse pritej që kredia në monedhën e përbashkët të bëhet më e shtrenjtë pas politikës së de-euroizimit të Bankës së Shqipërisë, që synonte të ulte peshën e kredisë në valutë në ekonomi. Interesi mesatar në mars për një kredi në euro ishte 3.58%, niveli minimal i raportuar rekord ky i vitit të fundit. Disa banka kanë reklamuar muajin e fundit hua për shtëpi në euro, interesat e të cilave ishin 1.9% për muajin mars.

Pavarësisht rënies, bankat kanë raportuar në Vrojtimin e Kredisë së publikuar nga Banka e Shqipërisë se në tremujorin e dytë ato pritet të shtrëngojnë kushtet e kredidhënies si për bizneset ashtu dhe për individët, përmes kërkesave më të forta për kolateral dhe interesave më të larta.

Ndaj ky është momenti më i mirë për të marrë hua, përpara se interesat të fillojnë rritjen.

Nga kursimet fiton më shumë

Pozitive kanë qenë zhvillimet edhe për kursimtarët. Interesat mesatare të depozitave me afat maturimi 12-mujor në lekë, që janë dhe më populloret, kanë shënuar rritje të ndjeshme në muajin mars. Nëse i depoziton paratë sot, merr një kthim vjetor prej pak më shumë se 1%, që ndonëse mbetet i ulët, është më pozitivi që prej dy vitesh.

Më të leverdishmet janë depozitat me afat maturimi 4-vjeçar, interesi i të cilave ka kërcyer në 2.7% në mars, nga 1.3% që kishte zbritur muajin e mëparshëm.

Në rritje ishin dhe interesat e depozitave 12-mujore në euro, nga 0.09% në shkurt në 0.13% në mars, por pavarësisht kësaj, kthimi nga kursimet në euro mbetet minimal. Në fund të muajit mars, depozitat në valutë përbënin 53% të totalit, por të dhënat e Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se stoku i kursimeve në euro ka rënë me 80 milionë euro në shkurt-mars, që përkon me periudhën kur Banka e Shqipërisë filloi procesin e de-euroizimit, çka u shoqërua me një tendencë të konvertimit të kursimeve nga euro në lekë./monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ky është rekordi i Liverpool në Champion Lague krahasuar me ekipet angleze
Previous article “Në botë s’ka të tjerë si ju që më ngacmoni…”, Rama e nis ditën me një reagim

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT