• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
LAJM I MIRË PËR DURRËSIN/ BE investon 1 milion euro për trashëgiminë kulturore
Home
Kulturë

LAJM I MIRË PËR DURRËSIN/ BE investon 1 milion euro për trashëgiminë kulturore

7 February, 2022 s.autor Kulturë

Bashkimi Europian ka akorduar shifrën prej rreth 1 milion euro për restaurimin e tre objekteve të trashëgimisë kulturore në territorin e bashkisë së Durrësit.

Këto janë monumentet e parë me vlera arkeologjike dhe kulturore që do të restaurohen në qytetin antik në kuadër të programit EU4CULTURE, ndërsa vlera e përgjithshme e mbështetjes nga BE për rijetëzimin e monumenteve të kulturës në Durrës parashikon shifrën prej 40 milion euro.

Drejtori i Qendrës Muzeore, Alban Ramohito tha për BIRN se punimet sapo kanë nisur te Kulla Veneciane dhe Hamami Mesjetar, që ndodhen në të dy krahët e Bulevardit “Epidamn”.

Sipas Ramohitos, një financim prej 90 mijë euro është akorduar vetëm për Kishën e Shna Ndout në Kepin e Rodonit.

Ndërhyrjet në monumentin e kategorisë “arkitekturë” thuajse kanë përfunduar. Ato kanë synuar punimet emergjente, restaurimin e dyshemesë, sistemin e kullimit e të drenazhimit, instalimet elektrike dhe disa ndërhyrje të tjera.

E ndërtuar në shekullin e 15-të Kisha e Shna Ndout, e cila ndodhet shumë pranë kalasë së Skendërbeut, në pjesën më veriore të bashkisë së Durrësit është një nga objektet më të vizituara nga besimtarët, si dhe nga turistët vendas dhe të huaj gjatë stinës së verës.

Ndërkaq, Torra Veneciane në Durrës është rrethuar me skelat, që mundësojnë punimet në fasadën e jashtme.

Kulla është një nga simbolet e mirënjohura të qytetit antik.

Arkeologët durrsakë gjatë sondazheve të kryera pranë saj me rastin e punimeve për ngritjen e mbikalimit ku u ndërtua “Veliera” në hyrje të portit arritën në përfundimin se Torra është ndërtuar gjatë periudhës së sundimit Osman.

Programi EU4CULTURE ka parashikuar një shumë prej 690 mijë euro për ndërhyrjet që do të kryhen edhe në brendësi të saj.

Sipas të dhënave që janë bërë publike, ndërhyrjet dhe restaurimi I kullës do të përfundojnë në qershor të këtij viti.

I njejti parashikim pritet të realizohet edhe për restaurimin e Hamamit mesjetar, ndërhyrja e fundit në të cilin i takon vitit 1982.

Por financuesit duhet të zgjidhin edhe vështirësinë e krijuar lidhur me pronësinë e truallit pranë godinës së hamamit.

Financimi i BE për këtë monument kulture arrin në rreth 265 mijë euro. Banja mesjetare e Durrësit është ndërtuar në shekullin e 18-të.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUJDES! Këto ushqime duhet t’i ndaloni pas moshës 30-vjeçare
Previous article NGA 40 MIJË NË 120 MIJË LEKË/ Rama: Ja sa fëmijë kanë fituar bonusin e bebeve në 3 vite

s.autor

Postime të ngjashme

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili Kulturë

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

"AVANGARDET"/ Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë” Kulturë

"AVANGARDET"/ Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë”

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit Kulturë

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT