Kruja ishte një nga vatrat më të mëdha të infeksionit në Shqiëpri, ku numri i të prekurve u rrit me shpejtësi, i ndihmuar edhe nga fasoneritë që vazhdonin punën pa asnjë masë mbrojtëse.
Por qytetarët u ndërgjegjësuan dhe u karantinuan në shtëpi, duke mbajtur distancimin social dhe duke respektuar rregullat e vendosura nga qeveria, duke sjellë edhe pakësimin e rasteve në këtë qytet.
Në 24 orët e fundit Kruja nuk ka asnjë të infektuar me koronavirus, edhe pse janë kryer 58 teste.
Kruja është qyteti i dytë më i prekur nga COVID-19, pasi aktualisht janë 58 raste, ndërsa pritet përditësimi i Ministrisë për të parë nëse ka të shëruar në këtë qytet.
Në vendin tonë numri i të infektuarve kështë 868, prej të cilëve 31 kanë humbur jetën, ndërsa 650 ia kanë dalë të fitojnë luftën me COVID-in.


