• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LAJM I MIRË/ Marrëveshja e njohjes së ndërsjelltë të pensioneve me Italinë, mbahet takimi i parë i negociatave
Home
Sociale

LAJM I MIRË/ Marrëveshja e njohjes së ndërsjelltë të pensioneve me Italinë, mbahet takimi i parë i negociatave

26 July, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Prej datës 25 deri më 27 korrik do të zhvillojë një vizitë në Tiranë Senatori Tommaso Nannicini, Kryetar i Komisionit parlamentar për kontrollin e veprimtarive të institucioneve që menaxhojnë format e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe asistencës sociale, i cili do të kryesojë Delegacionin e përbërë nga Përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe të Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore.

Delegacioni do të kryejë një vizitë në Tiranë për të negociuar me palën shqiptare marrëveshjen mbi njohjen e sistemeve të pensioneve dhe të sigurimeve shoqërore ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, me qëllim arritjen e bashkimit të kontributeve shoqërore për ata shtetas që kanë punuar në të dy Vendet.

Gjatë vizitës Delegacioni do të zhvillojë takime me Zëvendës Ministren e Financave, Olta Manjani, si edhe me ekspertë teknikë në fushën e legjislacionit dhe të marrëveshjeve mbi sigurimet shoqërore.

Konferenca për Shtyp lidhur me komunikimin e rezultateve të arritura gjatë takimit të parë të negociatave do të mbahet pranë Rezidencës së Italisë në datën 27 korrik në orën 12.30. Do të mbajë fjalën Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci, Senatori Tommaso Nannicini dhe Geri Ballo, Nismëtare e peticionit “Pensioni është një e drejtë. Mbështesim marrëveshjen Itali-Shqipëri”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET DHE EMRI/ Autori u pagua nga një grup kriminal, zbardhet vrasja e ish-drejtorit të Tensionit të lartë të Veriut, Sajmir Jaku
Previous article AKSIDENT NË AUTOSTRADËN MORINË-KUKËS/ Humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësen, shoferi ndërron jetë...

s.autor

Postime të ngjashme

GUSHTI SJELL KULMIN E SEZONIT TURISTIK NË THETH/ Rreth 2 mijë vizitorë qëndrojnë çdo natë Aktualitet

GUSHTI SJELL KULMIN E SEZONIT TURISTIK NË THETH/ Rreth 2 mijë vizitorë qëndrojnë çdo natë

GRABITJA E ARGJENDARISË NË PASKUQAN/ 1.5 milionë lekë flori të vjedhura, një nga autorët dyshohet se ishte paraqitur më parë si klient Aktualitet

GRABITJA E ARGJENDARISË NË PASKUQAN/ 1.5 milionë lekë flori të vjedhura, një nga autorët dyshohet se ishte paraqitur më parë si klient

GRABITET NJË TAKSIST NË LEZHË/ Dy persona i zunë pritë dhe e dhunuan, detajet Aktualitet

GRABITET NJË TAKSIST NË LEZHË/ Dy persona i zunë pritë dhe e dhunuan, detajet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT