Drini Dobi, neurolog në qendrën Spitalore Univeristare “Nënë Tereza” ka arritur ta fitojë betejën me koronavirusin.
Rreth 20 ditë më parë mjeku pati simptomat e para, kun ë javën e parë gjendja shëndetësore ishte e mirë, por më pas u detyrua të shtrohej në spital për shkak të problemeve me frymëmarrjen.
Por neurologu Dobi ka arritur ta mposhtë virusin dhe ditën e sotme test ii tij ka rezultuar negativ, duke e rikthyer edhe njëherë mjekun pranë të afërmve të tij.
Mjekët janë personat më të rrezikuar nga koronavirusi për shkak të profesionit, ku fatkeqësisht disa prej tyre kanë humbur edhe jetën në betejë më sëmundjen vdekjeprurëse.