• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LAJM I MIRË/ Greqia njeh deri në 31 dhjetor pasaportat e shqiptarëve që u ka skaduar afati…
Home
Sociale

LAJM I MIRË/ Greqia njeh deri në 31 dhjetor pasaportat e shqiptarëve që u ka skaduar afati…

18 August, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Me vendim të Ministrisë të Punëve të Jashtme të Greqisë, të gjitha pasaportat e shqiptarëve që kanë skaduar apo skadojnë, u shtyhet vlefshmëria deri më dt. 31/12/2020 dhe janë të pranueshme nga Qendrat e Shërbimit të Emigrantëve për të kryer çdo procedurë ligjore.

Lajmi bëhet publik prej Ministrisë së Brendshme greke, e cila sqaron se e ka dërguar qarkoren në të gjitha qendrat e decentralizuara të prefekturave të vendit.

Burimet pranë kësaj ministrie sqarojnë se vendimi është marrë falë kërkesës prej ministrisë së Jashtme shqiptare si dhe me ndërmjetësinë e ekspertit të emigracionit, Fatos Malaj, i cili mori përsipër dhe realizoi gjithë termat teknikë të kësaj marrëveshjeje.

Për shkak të vështirësive të krijuara prej Covid-19, qeveria greke shtyu deri në 31 dhjetor të gjitha lejet e qëndrimit që skadonin brenda 2020-ës, ndërsa me këtë vendim krijohet lehtësi edhe për mijëra emigrantë të tjerë, të cilët do të duhet ose të udhëtonin në Shqipëri, ose të nënshtroheshin në radhët të gjata në përfaqësitë tona diplomatike.

Prej këtij vendimi përfitojnë mijëra emigrantë shqiptarë, të cilët rrezikonin të mbeteshin pa leje qëndrimi, pikërisht për shkak të pamundësisë për t’u pajisur me një pasaportë shqiptare, për shkak të radhëve të gjata në ambasadën shqiptare në Athinë, dhe konsullatat tona në Janinë dhe Selanik.

Madje korrupsioni i lartë dhe sorollatjet e shumta bënë që ministri i Jashtëm në detyrë,Gent Cakaj të shkarkojë gjithë stafin e shërbimit tonë diplomatik, me në krye ambasadoren Adriana Hobdari

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET NË SHBA/ Michelle Obama nga kongresi demokrat: Trump është presidenti i gabuar...
Previous article RONALDO NDAN MENDJEN PËR TË ARDHMEN/ Telefonatat e Pirlos vendosin gjithçka...

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, policia ‘blindon’ zonën Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, policia ‘blindon’ zonën

AKSIDENT TRAGJIK NË ZVËRNEC/ Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË ZVËRNEC/ Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

ÇOI POLIFONINË SHQIPTARE NË HOLLYWOOD/ Vendim Kapaj, sot punon në pastrimin e qytetit Aktualitet

ÇOI POLIFONINË SHQIPTARE NË HOLLYWOOD/ Vendim Kapaj, sot punon në pastrimin e qytetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT