• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LAJM I MIRË/ Britani, rezultati paraprak: Vaksina kundër COVID-19 nxit përgjigje imunitare
Home
Nderkombetare

LAJM I MIRË/ Britani, rezultati paraprak: Vaksina kundër COVID-19 nxit përgjigje imunitare

20 July, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Shkencëtarët e universitetin të Oksfordit njoftuan se sipas gjetjeve paraprake vaksina e tyre eksperimentale që lufton koronavirusin ka treguar se ka nxitur një përgjigje imunitare tek qindra persona të cilët ishin pjesë e eksperimentit.

Studiuesit britanikë nisën testimin e vaksinës në muajin prill tek rreth 1 mijë vetë. Vaksina eksperimentale u injektua tek gjysma e tyre. Teste të tilla të hershme janë projektuar për të vlerësuar sigurinë dhe për të parë se çfarë lloj reagimi imunitar provokon vaksina, por nuk mund të dalin në përfundimin nëse vaksina mbron vërtet. Në hulumtimin e publikuar të hënën në revistën “Lancet”, shkencëtarët thanë se kishin zbuluar se vaksina e tyre eksperimentale kundër COVID-19 prodhonte një reagim të dyfishtë imunitar tek njerëzit e moshës 18 deri 55 vjeç, që zgjaste të paktën dy muaj pas imunizimit të tyre.

“Po shohim një reagim të mirë imunitar tek pothuajse të gjithë (pacientët)”, tha Doktor Adrian Hill, drejtor i Institutit “Jenner” në universitetin e “Oksfordit”.

“Ajo çka bën këtë vaksinë të veçantë është se nxit të dy krahët e sistemit imunitar“, tha ai. Zoti Hill tha se vaksina mundësoi prodhimin e antitrupave neutralizues, molekula të cilat janë thelbësore për bllokimin e infeksionit. Për më tepër, vaksina shkaktoi një reagim të të ashtuqujturave qelizat T të trupit, të cilat ndihmojnë në luftimin e koronavirusit.

Vaksina eksperimentale COVID-19 shkaktoi efekte të vogla anësore si temperaturë, të dridhura dhe dhimbje të muskujve. Zoti Hill tha se janë ende në proces prova më të gjera klinike për të vlerësuar efektivitetin e vaksinës, që përfshijnë rreth 10 mijë persona si në Britani ashtu edhe në SHBA, Afrikë të Jugut dhe Brazil. Një tjetër provë klinike është planifikuar të nisë së shpejti në SHBA, duke synuar të përfshijë rreth 30 mijë persona.

Sipas zotit Hill studiuesit mund të kenë të dhëna të mjaftueshme deri në fund të vitit për të vendosur nëse vaksina duhet të miratohet për një fushatë vaksinimi masiv. Ai tha se vaksina dukej se prodhonte një nivel të krahasueshëm të antitrupave me ato të prodhuara nga njerëz që ishin shëruar nga COVID-19 dhe se shpresonte që përgjigja e qelizave T të siguronte mbrojtje shtesë.

“Ka dëshmi në rritje se të kesh një përgjigje nga qelizat T si dhe antitrupa, mund të jenë shumë e rëndësishme në kontrollin e COVID-19“, tha zoti Hill.

Ai sugjeroi se reagimi imunitar forcohej pas injektimit të një doze të dytë të vaksinës. Gjatë provës së tyre klinike u testuan dy doza të saj në një distancë prej rreth katër javësh. Zoti Hill tha se vaksina e Oksfordit është krijuar për të dobësuar sëmundjen dhe transmetimin.

Ai shtoi se “Oxfordi” ka bashkëpunuar me kompaninë e prodhimit të barnave “AstraZeneca” për prodhimin e vaksinës në nivel global dhe se kompania është zotuar tashmë të prodhojë 2 miliardë doza.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HEROI ME 40 VITE VITE MBI SHPATULLA QË FITOI TITULLIN KAMPION/ Ilion Lika: Ua mbylla gojën atyre që më…
Previous article EKZEKUTIMI NË ELBASAN/ Viktima u qëllua breshëri plumbash nga makina në ecje, PAMJET nga vendngjarja

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë Botë

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani Botë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane Botë

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT