Flavio Briatore është shëruar nga Coronavirus. Agjencia italiane e lajmeve ANSA e ka mësuar këtë nga burime të afërta me sipërmarrësin, i cili, pas dy tamponësh negativë, u kthye në rezidencën e tij në Monte Carlo mbrëmjen e djeshme.
Briatore, 70 vjeç, ka qenë në izolim në shtëpinë e shoqes së tij Daniela Santanchè në Milano që nga e shtuna 29 Gusht, pas pothuajse një jave shtrimi në spitalin San Raffaele.
Vetë Briatore postoi një Story në Instagram rreth kthimit të tij në Monte Carlo.
Në video mund të shihni vitrinën e një dyqani ëmbëlsirash me ëmbëlsira në të cilat janë shkruar Bonne Rentrée dhe Back to School, si edhe vetë Briatore i cili e xhiron videon me celularin e tij i veshur me kapelë dhe maskë.


