Akademia e Shkencave e Shqipërisë (AShSh) ka prezantuar rezultatet mbi fazën e dytë të studimit seroepidemiologjik për gjendjen e imunitetit të popullsisë në situatën e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, sipas të dhënave prej depistimit.
Sipas mjekut Sulçebe, në popullatën e Tiranës kemi 50% imunitet. Por në rang kombëtar, shifrat mbeten ende shumë të ulëta.
Në fund të 2020 mbi 50% e popullsisë së Tiranës janë imunë ndaj koronavirusit. Përparësi të vaksinohen ata që nuk e kanë kaluar infeksionin. Sepse janë më të brishtë. Të tjerët kanë anti-trupa.”, tha mjeku Genc Sulçebe.
Por në rang kombëtar, shifrat mbeten ende shumë të ulëta.
Sipas të dhënave të bëra publike nga ASH, në rang kombëtar, rezulton të kenë fituar imunitet 25% e popullatës.


