• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LAJM I KEQ PËR EUROPËN/ ECDC jep alarmin: Vala e DYTË e koronavirusit po infekton më shumë të moshuar
Home
Nderkombetare

LAJM I KEQ PËR EUROPËN/ ECDC jep alarmin: Vala e DYTË e koronavirusit po infekton më shumë të moshuar

22 October, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Me valën e dytë të Covid-19 që po mbërthen Europën, vihet re se po infektohen më shumë njerëz të moshuar.

Një tendencë shumë shqetësuese kjo, pasi rrezikohet tejmbushja e spitaleve, siç ndodhi në Itali, Spanjë dhe vende të tjera dhe kjo grupmoshë përballet me një rrezik më të lartë vdekje.

Gjatë muajve të verës u vu re një numër infeksionesh, kryesisht tek të rinjtë, të cilët “u liruan nga zinxhirët” prej hapjes së bareve, restoranteve dhe ambienteve të tjera publike.

Në atë kohë, niveli i vdekjeve ishte relativisht i ulët, pasi sipas statistikave, të rinjtë kanë më pak gjasa të preken nga koronavirusi, raporton CNN.

Sidoqoftë, Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka paralajmëruar se tani po infektohen më shumë të moshuar. Sipas raportit më të fundit të ECDC-së për situatën, të paktën 13 vende në Europë panë nivele të reja infeksionesh midis njerëzve të moshës 65-vjeç ose më shumë, në krahasim me javën e kaluar që ECSC e kishte përcaktuar si “të lartë”.

Shkalla e infeksionit me Covid-19 midis moshës 65-vjeç në disa vende të Europës Lindore është tani më shumë se dyfishi se sa ishte gjatë valës së parë. Mbi 100 njerëz të infektuar janë raportuar në Republikën Çeke, Rumani, Slloveni dhe Hungari.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, nga fuindi i muajit gusht, pothuajse 88% e të gjitha vdekjeve në Europe ishin midis grupmoshës mbi 65 vjec. Në Republikën Ceke, që nga data 11 tetor, grupmoshat mbi 65 vjec përbënin 14 % të infeksioneve javore dhe 94% të vdekjeve.

Shumë vende Europiane po “garojnë” me kohën për të parandaluar mbingarkimin e sistemeve të tyre të shëndetësisë, duke vendosur rregulla dhe kufizime të reja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BËN PËR SPITAL PARTNEREN/ Një tjetër tenton të vrasë babain dhe vëllain, 6 arrestime në Tiranë
Previous article ZBULON PAKETËN E RE LIGJORE/ Lleshaj: Asnjë qytetar në Republikë nuk do marrë shërbim nëse nuk përditëson të dhënat në Gjendjen Civile

s.autor

Postime të ngjashme

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan Botë

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës? Botë

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT