Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në qytetin e Shkodrës, pasi mësohet se është mbytur një 20-vjeçar tek ura e Mesit. Sipas informacioneve 20-vjeçari ishte duke bërë plazh në ujërat e lumit Kir, kur papritur ka humbur jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të saj. Por sipas informacioneve paraprake mësohet se viktima është Marjan Marku.
Marjan Marku rreth moshes 20 vjeç dyshohet se ka pesuar atak kardiak sapo ka hyrë në uje.


