Një grua është gjendur e vrarë në lagjen nr.7 të qytetit të Durrësit, dhe dyshohet se është bashkëshortja e një efektivi policie në qytetin e Durrësit.
Policia ndërkohë ka nisur hetimet, dhe kontrollet lidhur me ngjarjen.
Pistat e para të hetimit lidhen me vetëvrasjen, ndërsa Policia raporton se ka gjetur në vendngjarje edhe një armë zjarri.
Priten të reja lidhur me ngjarjen.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 06.08.2018, rreth orës 13:20, në lagjen Nr.7, Durrës është gjetur e vrarë në banesë me armë zjarri shtetësja M.H. 47 vjeçe.
Nga hetimet paraprake dyshohet se është vetëvrarë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e Policisë.


