• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LAGUNA E KUNE-VAINIT/ Atraksion i përhershëm për turizmin e natyrës dhe vëzhgimin e shpendëve (FOTOT)
Home
Ne sytë e të huajve

LAGUNA E KUNE-VAINIT/ Atraksion i përhershëm për turizmin e natyrës dhe vëzhgimin e shpendëve (FOTOT)

14 June, 2020 s.autor Destinacione, Ne sytë e të huajve

Laguna e Kune-Vainit, 8 kilometër larg qytetit të Lezhës, është kthyer në një atraksion të përhershëm për turizmin e natyrës, vëzhgimit të shpendëve ujorë, të historisë, por edhe të kulinarisë së veçantë të zonës.

E shpallur e para zonë e mbrojtur në vend rreth 8 dekada më parë, laguna cilësohet si një nga më interesantet dhe gjithnjë e më shumë ka tërhequr vizitorë të huaj dhe vendas, të cilët shijojnë bukurinë e saj.

Kjo zonë karakterizohet nga habitate të ndryshme të integruar në një ekosistem të vetëm. Shumëllojshmëria e habitateve dhe karakteristikat e tyre natyrore ose gati natyrore kanë krijuar kushtet e duhura për specie përfaqësuese të biodiversitetit.

Ndër gjallesat e egra, specie me status të veçantë që konsiderohen globalisht të rrezikuara, janë karabullaku dhe lundërza.

Kjo lagunë është e vetmja zonë shumëzimi për çafkën e vogël. Ajo vizitohet herë pas here nga breshkat e detit dhe foka mesdhetare që kanë një rëndësi të veçantë në ekosistemin mesdhetar.

Laguna Kune-Vain ka një panoramë të mrekullueshme, ka infrastrukturë të ngritur në ndihmë të vizitorëve, vlera arkeologjike dhe kulinari interesante.

Sot, kjo Zonë e Mbrojtur shfrytëzohet edhe për turizëm të vëzhgimit  të shpendëve të shumtë ujor që shumohen në këtë kënetë.

Në përbërje të Lagunës hyjnë mjedise detare, lagunore, ligatinore, pyje, shkurre dhe livadhe, që ndërthuren hijshëm midis tyre, shkruan ATSH.

Dallohet për larmi të madhe të botës së gjallë rreth 227 specie bimësh, 17 lloje molusqesh, 10 lloje amfibësh, 24 lloje zvarranikësh, disa lloje peshqish si qefull, levrek, koca, ngjala. Veçanërisht e pasur është bota e shpendëve (196 lloje migratore dhe të përhershëm), e cilësuar si “ornitologjia e Mesdheut”, 23 specie gjitarësh: lepur, dhelpër, ujk, derr i egër, etj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Tjetër rekord negativ në vendin tonë, infektohen 57 persona gjatë 24 orëve të fundit
Previous article PAS AFP DHE ANSA/ Edhe EURONEWS përzgjedh plazhin e Durrësit në fotot e javës

s.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT