• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LAERT HAXHIU KËRKON AZIL NË GREQI/ Shqipëria çon dosjen për ekstradimin e tij
Home
Aktualitet
Kronikë

LAERT HAXHIU KËRKON AZIL NË GREQI/ Shqipëria çon dosjen për ekstradimin e tij

14 June, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dosja e të shumëkërkuarit Laert Haxhiu, i arrestuar pak javë më parë në Janinë, i është dorëzuar autoriteteve greke. Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se pas marrjes në dorëzim të fashikujve hetimorë, tashmë verdikti i takon gjykatës së Janinës, për të vendosur nëse do lejojnë apo jo ekstradimin e tij.

Ky i fundit, po sipas gazetares, mësohet se ka kërkuar azil me argumentin se i rrezikohet jeta nëse do ekstradohet. Seanca e parë për ekstradimin e Laert Haxhiut do mbahet më datë 20 qershor.

Në fund të muajit Maj, gjykata e Janinës dha 40 ditë në burg Haxhiun, në pritje të procedurave të ekstradimit drejt Shqipërisë, ku e pret përballja me drejtësinë për akuzat e vrasjes dhe grupit të strukturuar kriminal.

30-vjeçari, i konsideruar nga Policia e Shtetit si një nga 5 më të kërkuarit në vend që prej vitit 2017, është dënuar për vrasje të mbetur në tentativë me 18 vjet burgim për një ngjarje të regjistruar në 2016 dhe është në gjykim, në Gjykatën e Posaçme për vrasjen e dyfishtë në Lushnjë në 2017, ku humbën jetën Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, si dhe u plagos Marjus Xhepexhiu.

Në të dyja ngjarjet, hetimi tregoi se objektiv ka qenë Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares dhe shkak dyshohet se janë bërë përplasjet e vjetra të Bandës së Lushnjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJA E KRYETARIT TË RI/ Mblidhet nesër Kryesia e PD-së zyrtare
Previous article "NDËRMJETËSONIN NJERËZIT E ALKET RIZAIT"/ Zbulohet grupi kriminal në Greqi, kërcënonin biznesmenët, mes tyre edhe shqiptarë

s.autor

Postime të ngjashme

ÇËSHTJA PËR PARABURGIMIN E VELIAJT/ Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut: Gjykata e Lartë duhet ta lirojë... Aktualitet

ÇËSHTJA PËR PARABURGIMIN E VELIAJT/ Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut: Gjykata e Lartë duhet ta lirojë...

SHQIPËRIA PAJISET ME TOPA TURK BORAN/ Vendi i tretë në botë me këtë armë Aktualitet

SHQIPËRIA PAJISET ME TOPA TURK BORAN/ Vendi i tretë në botë me këtë armë

ZJARR I MADH NË SHIJAK/ Tymi mbulon autostradën Durrës-Tiranë Aktualitet

ZJARR I MADH NË SHIJAK/ Tymi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT