Një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së 34-vjecarit Elion Hysa, është është kapur dhe shoqeruar ne polici. Ai është H.R., ndërsa në kërkim është shpallur një tjetër person me iniciale A.T. Dyshohet se ata janë përfshirë në vrasjen e Elion Hysës.
Krujë
Informacion paraprak
Më datë 14.07.2018, Shërbimet e Komisariatit të Policise Krujë, pranë varrezave të fshatit Shelqet, Komuna Nikel kanë gjetur të groposur shtetasin K.H. 34 vjeç, banues në Gjormë të Rrethit Kurbin, të shpallur në kërkim ( i humbur) .
Grupi hetimor ka bllokuar një sërë provash materiale duke bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar ku njëri prej tyre, shtetasi H.R. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe është shpallur në kërkim shtetasi A.T.
Grupi hetimor me ekspertë të fushës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë po punojnë për sqarimin e të gjithë rrethanave të ngjarjes. Për shkak të hetimeve nuk jepen më shumë detaje.


