Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot ku Elion (Keisi) Hysa që ishte në kërkim që prej vitit 2015 për vrasjen e të riut Edmond Theodhori në Sarandë është gjetur i vrarë dhe i groposur.
Fillimisht u dyshua se ngjarja e ndodhur kishte lidhje me atë të 2015 dhe se i riu ishte ekzekutuar për hakmarrje por policia e hodhi pistën poshtë.
Kjo pasi në kohë rekord, bëri të mundur shoqërimin e dy personave të shoqëruar me inicialet A.T dhe H.R. Ky i fundit (H.R) dyshohet si vrasësi kryesor pasi ishte personi i fundit që kishte kontaktuar me viktimën, detaj i zbuluar nga tabulatet e telefonit.
H.R është pronari i një mobilierie dhe mësohet se kishte lënë një takim me Elion Hysan por sipas tij nuk kishin mundur të takoheshin.
Burimet bejne me dije se 34 vjeçari është vrarë me pushkë.
Detajet e fundit nga policia bëjnë me dije se është gjetur një pistoletë dhe një pushkë në vendin e ngjarjes. Armët dërgohen në laborator për shenjat e gishtërinjve.
/AlpeNews.al


