Një person mbeti i plagosur mbrëmjen e kaluar në Laç gjatë një përplasje me armë zjarri pranë shkollës 9-vjeçare “Mark Trokthi”. Pas kësaj ngjarje policia ka arrestuar orët e vona të mbrëmjes Xhevahir Likën si autor të plagosjes.
Lika u arrestua nga policia pranë zonës së Gjormit. Xhevahir Lika u konfliktua me Gent Bushin dhe pas sherrit fizik, ai e qëlloi atë me armë zjarri, duke e lënë të plagosur. Lika është person me precedent penal dhe njihet në zonë si problematik. Ndërkohë që Gent Bushi është marrë në pyetje nga policia dhe ka dhënë detaje lidhur me këtë ngjarje.
Njoftimi i Policisë dje:
Në Laç, pas një konflikti të çastit mes dy shtetaseve, ata janë goditur me grushte dhe sende të forta me njeri-tjetrin dhe njeri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar.
Nuk ka të lënduar nga të shtënat.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe fale veprimeve të shpejta hetimore ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin Xh. L., që qëlloi me arme zjarri në ajër.
Policia është vene në ndjekje të autorit dhe po punohet për kapjen e tij.


