• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LABORATORI I HEROINËS NË HAS/ Prokuroria jep detaje për vrasjen e turkut, i shumëkërkuari për lidhje me…
Home
Breaking News

LABORATORI I HEROINËS NË HAS/ Prokuroria jep detaje për vrasjen e turkut, i shumëkërkuari për lidhje me…

24 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë detaje për vdekjen e turkut të shumëkërkuar që kishte lidhje me laboratorin e drogës në Has.

Mësohet se Nejdet Cesuroglu është gjetur i vdekur në një banesë në Prishtinë në datën 2 dhjetor 2018.

Prokuroria bën me dije se ndaj Cesuroglut Gjykata e Krimeve të Rënda kishte vendosur masën ‘arrest me burg’.

Gjate kontrollit të banesës ku u gjet i vdekur shtetasi turk, tek një dhome e mbyllur janë gjetur tre valixhe të mbushura me 113 kg e 507 gram lëndë heroine, ndërkohë që për këtë fakt janë arrestuar nga autoritetet kosovare katër shtetas.

49 vjeçari Nejdet Cesuroglu ishte shpallur në kërkim bashkë me shtetasin tjetër turk Iskënder Sale, 35 vjeç.

Nga provat e mbledhura në laborator, krahas lëndës së parë ka rezultuar se ishte prodhuar 182.5 kg drogë. Prokuroria arrin në përfundimin se, të dhënat e përftuara deri më tani tregojnë se lëndët dhe sendet materiale të sekuestruara shërbenin për prodhimin e lëndëve narkotike si ajo e heroinës.

Sipas Prokurorisë, Xhemal Shala, Admir Hoxha dhe dy shtetasit turq, në bashkëpunim mes tyre në formën e një grupi të strukturuar kriminal janë përfshirë në prodhimin, shitjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Sipas dosjes së Prokurorisë, këta persona janë mbajtur nën vëzhgim nga oficerët e Policisë Gjyqësore, që po merreshin me hetimin e çështjes.

Në laboratorin e Hasit  u sekuestrua një sasi prej 150 kilogram opiumi.

Njfotimi i Prokurorisë:

Ne kuader te hetimeve per procedimin penal nr 339 te vitit 2016 eshte caktuar nga Gjykata per Krime te Renda masa e sigurimit arrest ne burg ne mungese per njerin prej personave te dyshuar si anetar te grupit kriminal, shtetasit turk Nejdet Cesuroglu, qe ka lidhje per faktin e zbulimit te laboratorit dhe te lendes narkotike me date 18.10.2018 ne fshatin Brenoge Has. Nga Policia e Shtetit jemi njoftuar se me date 02.12.2018 ne Prishtine , ne kuader te operacionit FIRMA, eshte gjetur i vdekur shtetasi turk Nejdet Cesuroglu, i datelindjes 03.02.1969. Gjate kontrollit te baneses , tek nje dhome e mbyllur jane gjetur tre valixhe te mbushura me 113 kg e 507 gram lende heroine, per kete fakt jane arrestuar nga autoritetet kosovare kater shtetas.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PËR RUAJTJEN E MJEDISIT"/ Gjermania diskuton për të ULUR shpejtësinë e ...
Previous article BËRI NJË SIMULIM QESHARAK/ Sulmuesi i Interit lë nam në debutim (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe Aktualitet

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT