Për Laboratorin e Heroinës në Has, Policia ka arrestuar edhe një shtetas Turk, ku mendohet se janë të përfshirë 3 shtetas turq në Laboratorin e drogës në Has.
Turqit mendohet se kishin rolin kyç në nxjerrjen e heroinës, pasi njëri prej tyre dyshohet se ishte kimisit, ndërkohë që të tjerët siguronin bimën e Opiumit nga Afganistani.
Njëri nga 3 shtetasit turq të arrestohet mendohet se është biznesmen dhe pikërisht nëpërmjet biznesit të tij kamuflohej sjellja e bimëve të opiumit në Shqipëri.
Deri më tani për laboratorin e Heroinës janë arrestuar Xhavit Shuti, Anila Shuti, Mustafa Shuti, Flamur Cela dhe Vehbi Bushati. Arrestimi i trukut, e con në 6 numrin e personave të ndaluar ndërkohë që në kërkim janë edhe 3 persona të tjerë, dy turq dhe 1 shqiptarë. Brenda laboratorit të drogës në Brenog të Hasit, janë gjetur më shumë se 100 kg heroinë