• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LABORATORI I DROGËS NË HAS/ Flasin banorët: Ishte mesditë kur pamë që po vinin shumë…
Home
Breaking News

LABORATORI I DROGËS NË HAS/ Flasin banorët: Ishte mesditë kur pamë që po vinin shumë…

20 October, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Jemi të shokuar nga ajo që po ndodh që prej dy ditësh në fshatin tonë. Burra, gra, fëmijë kanë mbet’ pa gojë. Pasditen e së enjtes u habitëm kur pamë se po vinin forca të shumta policie. U rrethua fshati cep më cep dhe matanë tij. Nisën kontrollet, ndërsa askush prej nesh nuk e dinte se çfarë po ndodhte. E kujt i shkonte mendja se në fshat ishte ngritur një laborator heroine. Terror, terror gjithandej. Një bashkëfshatarin tonë e mori policia zvarrë për krahësh. Është mbi 80 vjeç”. Kështu u shprehën dje banorët e fshatit Brenog të Hasit. Fshat ky që ndodhet rreth 12 km nga qyteti i Krumës. Vetëm disa orë pas fillimit të operacionit, banorët kanë mësuar se në fshatin e tyre “luhej” drogë e madhe. Ata ende nuk munden ta besojnë se Mustafë Shuti, djali i tij, Xheviti dhe nipi 15-vjeçar është përfshirë në këtë histori që sipas tyre ka kapërcyer kufijtë e Hasit. Ndërkaq, banorët u shprehën për “Gazeta Shqiptare” se janë shumë të frikësuar dhe sidomos fëmijët, të cilët kanë parë nëpër fshat persona me uniformë (disa me mbishkrimin DEA”), të armatosur dhe me “maska” në fytyrë. Ndonëse të trembur tejet, ata treguan me detaje mbi superoperacionin antidrogë që nisi dy ditë më parë dhe që po vazhdon në zonën e tyre.

RRËFIMI I BANORËVE

“Ka qenë ora 14:00, kur në rrugën e fshatit pamë të vinin shumë policë. Fillimisht, u habitëm dhe filluam të pyesnim njëri-tjetrin se çfarë ka ndodhur. Më pas shtangëm të gjithë, pasi policët rrethuan gjithë fshatin. Gratë dhe fëmijët na pyesnin se ç’po ndodh dhe ne nuk dinim t’u jepnim përgjigje. Nuk ka ndodhur më parë një gjë e tillë në fshatin tonë. Jemi bërë kaq sa jemi e s’kemi parë të vihet fshati në shtetrrethim si me qenë kohë lufte”,- thanë disa banorë të fshatit Brenog.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FENOMENAL/ MESSI dhe “rrethi i artë” i tij; Një emblemë për historinë e La Ligas
Previous article FLOGERT MUÇA/ Çfarë po ndodh me mediat shqiptare: Greqia financime sekrete, po Rusia dhe Serbia?

k.autor

Postime të ngjashme

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen Aktualitet

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen

PROTESTA/ Deklarata zyrtare e Policisë: Sekuestruam një karikator me fishekë luftarakë, ja pse doli RENEA në bulevard Aktualitet

PROTESTA/ Deklarata zyrtare e Policisë: Sekuestruam një karikator me fishekë luftarakë, ja pse doli RENEA në bulevard

TENSIONE NË PROTESTË/ Nis hedhja e gurëve Aktualitet

TENSIONE NË PROTESTË/ Nis hedhja e gurëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT