• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LABORATORI I DROGËS NË HAS/ Dyshohet se Lul Berisha mori përsipër trafikun e “MALLIT”
Home
Breaking News

LABORATORI I DROGËS NË HAS/ Dyshohet se Lul Berisha mori përsipër trafikun e “MALLIT”

22 October, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Laboratori i drogës në Has, dyshohet se Lul Berisha mori përsipër trafikun e drogës. Laboratori ishte ngritur në një zonë periferike, në fshatin Brenog brenda dy kapanoneve që më parë, përdoreshin si stallë për bagëtitë.

Ndërhyrja është bërë ,  nga forcat RENEA dhe FNSH. Në laborator është gjetur një sasi e konsiderueshme lënde opiumi, prej rreth 100 kg,  lëndë e parë për prodhimin e heroinës.

Brenda ambientit ku ushtrohej aktiviteti kriminal është sekuestruar edhe heroinë dhe kokainë dhe policia informoi se peshimi i tyre po vazhdon.

Dyshohet se laboratori i përket një linje të trafikut të drogave të forta që vepron prej vitesh nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE.

Mes të arrestuarve janë edhe personat që kryenin përpunimin e lëndës narkotike.

Aksioni është kryer vetëm pak ditë pasi krerët e policisë gjermane vizituan Tiranën dhe patën takime me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, drejtorin e përgjithshëm të policisë dhe prokurorë të krimeve të rënda. Burimet thonë se hetimet që sollën zbulimin e laboratorit të heroinës në Has kanë nisur disa muja më parë në bashkëpunim me agjencitë partnere.

Hetimet për zbulimin e fabrikës së heroinës në Has kanë nisur disa muaj më parë, në bashkëpunim me agjencitë partnere. Operacioni u parapri me një takim te krimet e rënda ku ishte i pranishëm drejtori i Pergjithshem i Policisë së Shtetit Ardi Veliu së bashku me Eduart Merkajn Drejtor i Sektorit të Krimit të Organizuar si dhe dy prokurore të krimeve të rënda.

Permes nje deklarate policia e Shtetit beri apel per kujdes: Per shkak se operacioni i Policise se Kukesit per goditjen e rrjetit te implikuar ne ngritjen e nje laboratori droge, nuk eshte perfunduar ende, dhe per te mbrojtur e mos cenuar sigurine e efektiveve te Policise te perfshire ne aksion, i kerkojme medias te jete e matur ne raportime. Siç kemi njoftuar me heret, ne  ditet ne vijim,  Policia, Prokuroria dhe agjencite e tjera ligj zbatuese do te kene nje dalje te perbashket per te bere publike detaje nga operacioni.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OPERACIONET E BUJSHME/ Reagon Prokuroria dhe Policia: Hetimet kanë nisur dy vite më parë, janë provuar…
Previous article KORRUPSIONI NË BURGJE/ Pas Arben Çukos arrestohet edhe shoferi i tij (EMRI)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes Aktualitet

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri Aktualitet

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe... Aktualitet

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT