Operacionin që përfundoi me goditjen e katër grupeve kriminale u shpreh se destinacioni i heroinës në Has ishte Italia dhe Gjermania. Ndërsa përsa i përket grupit të Shijakut, Hoxha u shpreh se ka mbështetje të forta politike, por nuk dihet lidhja me laboratorin në Has.
Operacioni ka dy vite që ka nisur në bashkëpunim me ndërkombëtarët. Hetimet kanë nisur në fundin e 2016 nga Anton Martini, që ka vendosur në përgjim personat e implikuar. Pas Martinit dosja kaloi te Hajdarmaj, ndërsa pas transferimit të tij në Pogradec kaloi te Vladimir Mara dhe Dritan Prenci. Paratë kanë shërbyer për të korruptuar policët, tre janë të arrestuar, pushtetin vendor në Lezhë, Durrës dhe Has. Për ngjarjen e Lezhës, ku u kap ish-deputeti Ndoka, atje para disa muajsh është vrarë vëllai i tij, i cili ka qenë këshilltar në politikën lokale. Për dosjen ku u arrestua Arben Ndoka para disa muajsh është arrestuar kryebashkiaku. Si e bën lidhjen prokuroria mes Hasit dhe grupit të Shijakut…kjo lëndë narkotike nuk mund të shitet në Shqipëri, kemi të bëjmë me trafik ndërkombëtar dhe baza ku do të shkonte është Gjermania dhe Italia, njohje e vjetër për grupin e Shijakut. Grupi më i fortë mes tyre është ai i Shijakut. Nuk janë emra që janë sot në aktivitet, i mbaj mend që në mesin e viteve ’90. Janë të fuqishëm financiarit. Janë ndalur më parë, por kanë dalë, kanë lidhje të forta, kanë lidhje me politikën lokale dhe qendrore të parave që kanë. Kanë ndikim të fortë në zonë. Dje u tha se u kap Flamur Avdyli, por jemi ende në hetim nuk ka një vendim gjykate. Ai që njihet si truri i grupit të Shijakut është Astrit Avdyli. Grupi është përfshirë në fushatën zgjedhore, por edhe në punësimet në zonë.
Artan Hoxha shprehet se arrestimi i të afërmit të Balilit në Sarandë, Abedin Kuci lidhet me grupin e Shijakut, pasi dyshohet se ishte një degëzim për trafikun e heroinës.
Përfshirja e emrit të Lul Berishës dhe Balilit i dha konotacion tjetër aksionit. Nuk e di çfarë provash ka prokuroria që lidh grupin e Shijakut me Lul Berishën. Dje u tha se pati edhe dekonspirim, por mesa di unë, ai është jashtë vendit. Nëse aksioni është bërë për të gjetur prova kjo është tjetër gjë, por nuk besoj se ka pasur dekonspirim, pasi ai nuk ka qenë në Shqipëri. Përsa i përket Abedin Kucit që u arrestua. Dyshohet se ishte në një nga degëzimet e grupit të Shijakut, ky ka qenë objektivi primar. Aksioni në Stjar ka nisur ë 16:30 minuta. Ai ka një lidhje të largët me familjen Balili, por urdhër arresti është lëshuar për grupin e Shijakut për heroinën.


