• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LABORATORI I DROGES NE FIER/ Zbardhet dëshmia e punonjësve: Po ndërtonim pulari
Home
Aktualitet
Kronikë

LABORATORI I DROGES NE FIER/ Zbardhet dëshmia e punonjësve: Po ndërtonim pulari

11 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Një ditë pasi policia e Fierit zbuloi një laborator në ndërtim e sipër, i cili dyshohet se do të përdorej për kultivim të bimëve narkotike, janë zbardhur edhë dëshmitë e punonjësve.

“Po ndërtonim një pulari, jo laborator droge”. Këto mësohet të kenë qenë fjalët e të afërmve dhe punëtorëve të cilët thuajse kishin përfunduar së ndërtuari një laborator brenda magazinës në pronësi të 50-vjeçarit Vladimir Çilotaj, në lagjen Mbrostar të qytetit të Fierit, që sipas policisë dhe prokurorisë së Fierit, do të përdorej për kultivimin dhe përpunimin e hashashit.

Nga burime të sigurta thuhet se sipas informacioneve të marra në rrugë operative, hetuesit kanë mësuar se në magazinën 480 metra katrorë ku Vladimir Çilotaj kishte vendosur bazën ushqimore për bagëtinë që mbarështonte, mund të ishte duke u ndërtuar një laborator për kultivimin e lëndëve narkotike dhe përpunimit të tyre.

Kjo, pasi pas gjetjes së gomones ditën e hënë në bregdetin e Semanit nga policia kufitare, është konkluduar paraprakisht se pronari i saj mund të kishte lidhje me 50-vjeçarin nga qyteti i Patosit, Vladimir Çilotajn.

Kur kanë mbërritur në pronat që administron 50-vjeçari Çilotaj në Mbrostar të Fierit, hetuesit kanë konstatuar se veç stallave ku qëndronin dhjetëra krerë lopë e derra, gjendej edhe një magazinë e mbushur nga të dyja anët me bazë ushqimore për bagëtinë.

Por, kur oficerët e antidrogës kanë kërkuar që të zhvendosin dengjet me bar për të parë në brendësi të magazinës, punëtorët dhe të afërmit e Vladimir Çilotajt janë shprehur se aty ishte duke u ndërtuar një pulari për rritjen e pulave.

Pasi hetuesit kanë hyrë në ambientet e brendshme të asaj që prej punëtorëve është quajtur si një pulari në ndërtim, kanë konstatuar se aty ishin montuar pajisje që dyshohet se do të shërbenin për kultivimin e drogës në një sipërfaqe prej rreth 300 metrash katrorë. Menjëherë ka nisur puna për zbulimin e vendndodhjes së Vladimir Çilotajt dhe kapjen e tij, por deri tani kjo gjë ka qenë e pamundur pasi 50-vjeçari ka mundur t’u shpëtojë prangave.

Ditën e djeshme, policia e Fierit njoftoi zbulimin e një laboratori në ndërtim e sipër, i cili dyshohet se do të përdorej për kultivim të bimëve narkotike. Gjithashtu, në njoftim thuhej se në afërsi të fshatit Seman ishte sekuestruar edhe një mjet lundrues me gjatësi rreth 12 metra, i dyshuar për transport lëndësh narkotike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E GAZ ÇOLLAKUT/ Shtyhet seanca ndaj DENIS SHTRAZES, në spitalin e burgut...
Previous article PLAGOSJA e 22 vjeçarit/ HESAPET e vjetra midis "BANDAVE TE ELBASANIT", Xhulio Rusta nipi i .... (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

HELMIMI I STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e plotë e kontrolleve ndaj kompanisë SORI-Al Aktualitet

HELMIMI I STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e plotë e kontrolleve ndaj kompanisë SORI-Al

FLUKS NË MORINË/ Mbi 14 mijë persona 'vërshojnë' drejt Shqipërisë brenda 12 orëve për pushimet verore Aktualitet

FLUKS NË MORINË/ Mbi 14 mijë persona 'vërshojnë' drejt Shqipërisë brenda 12 orëve për pushimet verore

PAS STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Alarmi zhvendoset te spitalet: “SORI-AL” furnizon me ushqim edhe pacientët në disa institucione shëndetësore Aktualitet

PAS STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Alarmi zhvendoset te spitalet: “SORI-AL” furnizon me ushqim edhe pacientët në disa institucione shëndetësore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT