Personi që shikoni në foto është Klodian Daçi, 20-vjeçari që është arrestuar për vrasjen e Armando Babocit, ngjarje e ndodhur një natë më parë në Durrës. Siç shihet edhe në fotot e publikuara nga Dosja.al, 20-vjeçari është i apasionuar pas vanitetit të rrjeteve sociale.
Në fotot që ka publikuar vetë Daçi në profilin e tij në Facebook, nuk mundojnë çantat “Louis Vuitton”, rripi ‘Guçi”, pozat krah makinave të shtrenjta, siç është edhe ajom e ngjyrë të verdhë, e llojit Chevrolet Corvette (C7) .
Por tashmë, i rritur në luks ose jo, Daçi ndodhet pas hekurave. Ai qëlloi një natë më parë me armë zjarri mbi babë e bir duke lënë të vdekur 39-vjeçarin Armando Baboci, pas një sherri për shprehjen ‘pse më sheh’.
Djali i këtij të fundit, që ka ndërruar dhe gjeneralitetet, Erald Gjini, u plagos në dorë.
Daçi ishte me dy kushërinjtë e tij kur ndodhi ngarja, Sergio dhe Henri Tatasi. Ky u fundit ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka marrë një plumb në brinjë.