• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LA FRANCE” 1879/ Abdyl Frashëri-Guiseppe Garibaldit: Gjeneral, mund të keni të drejtë, por ne jemi epirotë, armiku ynë i menjëhershëm është…
Home
Dossier

“LA FRANCE” 1879/ Abdyl Frashëri-Guiseppe Garibaldit: Gjeneral, mund të keni të drejtë, por ne jemi epirotë, armiku ynë i menjëhershëm është…

18 May, 2020 Delo.autor Dossier

“La France” ka botuar, të hënën e 5 majit 1879, në faqen n°2, shkrimin e Korrespondencës politike të Vjenës në lidhje me çështjen greke si dhe takimin asokohe të Abdyl Frashërit me Guiseppe Garibaldin, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Propozimi i Waddington-it.

Kohët e fundit kemi folur për propozimin e Waddington-it dhe cituam Pester Lloyd-in në lidhje me lajmet për një pajtim zyrtar të Austro-Hungarisë. Korrespondenca politike e Vjenës, e 2 majit, shprehet kështu në një artikull kushtuar çështjes greke :

“Kabineti francez duhet të dijë që një fuqi e madhe fqinje dhe miqësore dyshon për mënyrën me të cilën Franca kërkon që të zgjidhet çështja greke. Fuqia e madhe në fjalë propozon të mos e paraqesë këtë pyetje në një konferencë ambasadorësh, por të lë, përkundrazi, ambasadorët e akredituar pranë Portës së Lartë ta zgjidhin atë përmes rrugëve të zakonshme diplomatike.”

E njëjta gazetë botoi një ditë më parë një korrespodencë nga Kostandinopoja, në të cilën thuhej se një figurë e lartë u ishte përgjigjur delegatëve shqiptarë : “Ne nuk mund të bëjmë asgjë në mënyrë të hapur për ju, por nuk refuzojmë t’ju bëjmë një favor; takoni Garibaldin.”

Korrespondenti gazetës austriake shkon më tej. Ai vazhdon në këto fjalë :

“Heroi i Caprera-s”, pasi dëgjoi dëshirat e tyre, u tha që në fillim : “Ju nuk duhet të injoroni se armiku juaj më i rrezikshëm është Perandoria Austro-Hungareze. Ju duhet të ruheni dhe të jeni të përgatitur veçanërisht kundër këtij armiku.”

Thuhet se Abdyl beu i ka kthyer këtë përgjgje : “Gjeneral, ju mund të keni të drejtë, por ne jemi epirotë, dhe për momentin armiku ynë i menjëhershëm është Greqia, dhe ne ju kërkojmë të na mbroni nga orekset e saj.” — “Me gjithë dëshirë, u tha heroi. Do tu japim tridhjetë mijë pushkë që mbushen nga gryka dhe municionet e nevojshme. Vetëm ju do të angazhoheni t’i përdorni ato ditën kur do të merrni sinjalin tonë dhe kur partia ime dhe unë do t’ju thërrasim.”

Delegatët shqiptarë premtuan gjithçka që Garibaldi dëshironte.

Edhe pse “Avvenire d’Italia” pretendon se është në gjendje të pohojë se fuqia miqësore dhe fqinje në fjalë nuk është Italia, kjo gazetë beson se marrëveshja nuk është arritur ende midis kabineteve.

Sa i përket Italisë, ajo nga ana e saj i kushton një artikull të madh mosmarrëveshjes turko-helene dhe sugjeron që në Prevezë, në bisedimet e fundit, është vërejtur se ka aspirata të tjera për të mbrojtur sesa ato të racës helene.

Çështja, siç mund të shohim, është larg e të qenit e zgjidhur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “DO TA NDËRTOJ TEATRIN SIÇ ISHTE”/ Artan Fuga për premtimin e Bashës: Çfarë do bësh me ndërtesën gjigande me beton?! Do i vësh dinamitin?
Previous article NGA RRESHTIMI NË DISTANCË TEK MATJA E TEMPERATURËS/ Si duket dita e parë e rikthimit të maturantëve në gjimnaze (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë... Dossier

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë...

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë? Dossier

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë?

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste... Dossier

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT