• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
La foshnjën në xhaminë e fshatit dhe u zhduk/ Kamerat mund të zbulojnë ngjarjen
Home
Aktualitet
Kronikë

La foshnjën në xhaminë e fshatit dhe u zhduk/ Kamerat mund të zbulojnë ngjarjen

6 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Kamerat e sigurisë mund ta zbulojnë se kush e braktisi një foshnjë në Vrellë të Istogut. Hoxha i fshatit, Arben Dreshaj thotë se nuk e di kush ia la beben mbi veturë. Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet. Njoftohet se bebja është shëndoshë e mirë dhe po trajtohet në Qendrën e Mjekësisë Familjare.
Hoxha i fshatit Vrellë të Istogut, Arben Dreshaj shpreson se personi që e la një bebe të porsalindur mbi veturën e tij do ta zbulojnë kamerat e sigurisë që ndodhen afër xhamisë.

“Nuk e kam parë se kush e ka vendosur foshnjën. Janë disa kamera andej përreth, besojmë që me anë të tyre do të mund të identifikohet personi që e la foshnjën aty”, tregon hoxha i fshatit Vrellë.

Sot në orën 04:30 të mëngjesit, Dreshaj ka marrë rrugën me veturën e tij për në xhaminë e fshatit. Pasi e kishte përfunduar namazin, kishte dalë nga xhamia dhe kishte parë një paketë mbi veturë. Aty kishte gjetur një fëmijë të porsalindur.

“Kur dola jashtë pas faljes se namazit, e gjeta një paketë mbi veturën time. Ora ishte 5 e 15 minuta. Kur shikova në paketë ishte një foshnjë e porsalindur e mbështjellë me batanije. Gjallë ishte, frymë merrte pak zënët, por e rëndësishmja ishte gjallë”, ka thënë Hoxha, të dielën, për Express.

Ai thotë se menjëherë e ka lajmëruar policinë. E për këtë rast ekipet e policisë thonë se po i vazhdojnë hetimet. Nga policia tregojnë se gjendja shëndetësore e foshnjës është stabile.

“Patrullat dhe ekipe mjekësorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas mjekut kujdestar foshnja është në gjendje të mirë shëndetësorë dhe nga ekipi mjekësor është sjellë në QKMF në Istog”, ka deklaruar për Gazetën Express zëdhënësi i polcisë në Pejë Driton Rugova.

Lidhur me këtë është njoftuar edhe prokurori kujdestar dhe Qendra për Punë Sociale.
Braktisja e fëmijëve është vepër penale dhe prindërit e bebes mund të dënohen me burgim pse s’janë përkujdesur për fëmijën e tyre.

Gjatë vitit 2015 janë braktisur 46 fëmijë, në vitin 2016 ishin braktisur 23 fëmijë, ndërsa vitin e kaluar ishin braktisur 32 fëmijë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Formacionet zyrtare: Manchester City – Huddersfield
Previous article Kush është më i shtrenjtë Mario apo Ariel? Agnesa tregon si Kim e ka parë Shqiperinë (VIDEO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

MBYLLET SEANCA PËR PROTESTUESIT/ Dy mbeten në arrest shtëpie, të tjerët të lirë Aktualitet

MBYLLET SEANCA PËR PROTESTUESIT/ Dy mbeten në arrest shtëpie, të tjerët të lirë

SHERR I DHUNSHËM NË KORÇË/ Goditet me sëpatë një person Aktualitet

SHERR I DHUNSHËM NË KORÇË/ Goditet me sëpatë një person

AKSIDENT NË DIVJAKË/ Makinat përplasen "kokë më kokë", rëndodhet trafiku drejt plazhit Aktualitet

AKSIDENT NË DIVJAKË/ Makinat përplasen "kokë më kokë", rëndodhet trafiku drejt plazhit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT