• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LA ARGJENTINËN PËR TË HAPUR BIZNES NË SHQIPËRI/ Nadia: Shumë më e lehtë se sa prisja, bukur të punosh…
Home
Sociale

LA ARGJENTINËN PËR TË HAPUR BIZNES NË SHQIPËRI/ Nadia: Shumë më e lehtë se sa prisja, bukur të punosh…

6 June, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Mbështetja ndaj biznesit dhe reformat e reja për lehtësimin e barrës fiskale kanë përmirësuar klimën e biznesit, duke nxitur sipërmarrësit e huaj të investojnë në Shqipëri.

Jemi mësuar shpesh të dëgjojmë për shqiptarë që largohen jashtë vendit, për një jetë më të mirë, por sot Shqipëria ka ndryshuar dhe tashmë janë të huajt që po gjejnë veten në vendin tonë, duke investuar dhe ngritur bizneset e tyre.Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH), sjell shembullin e Nadia Giuliani Polverigiani, vajzës së re nga Argjentina që ka udhëtuar nga përtej Atlantikut për të ngritur biznesin e saj në sektorin e shërbimeve në Shqipëri.

“Jam lindur 28 vjet më parë në Argjentinë. Studimet i kam përfunduar në Buenos Aires dhe më pas fillimisht kam punuar si guidë turistike. Ishte kjo koha kur mendoja se më pëlqente shumë të udhëtoja dhe kështu nisa të kërkoja fatin për të punuar në kroçera turistike”- tha ajo në një intervistë për ATSH-në.

Nadia tregon se punoi për gjashtë vjet në kroçera turistike deri në momentin kur nisi pandemia e COVID-19.

“Vitin e kaluar unë u njoha me një djalë shqiptar gjatë një udhëtimi me kroçerë. Për shkak të masave kufizuese gjatë pandemisë, secili prej nesh u detyrua të kthehej në vendin e tij, deri sa ai më kërkoi nëse doja ta vazhdonim lidhjen tonë dhe për këtë të vija në Shqipëri. Kisha lexuar rreth Shqipërisë kur isha në shkollë të mesme dhe e dija se çfarë vendi ishte, por dija shumë pak gjëra rreth stilit të jetesës. Gjithsesi pranova”- tha Nadia.

Mbërrita në Shqipëri, vijoi ajo, tetorin e kaluar, me idenë se do të qëndroja këtu vetëm tre muaj, sipas vizës që kisha. “Por lidhja jonë u forcua dhe kjo më dha mundësinë të qëndroja këtu. Por çështja ishte se çfarë do të bëj këtu?”, vijon Nadia.

“Gjithmonë kam dashur të menaxhoj një bar-kafe timen. Kur isha fëmijë në fakt ëndërroja të isha pronare e një hoteli, por më vonë ambicia ishte të kisha të paktën një restorant dhe në fund një kafene, diçka të vogël, ku të kesh mundësi të punosh çdo ditë vetë. Pasi mendova për pak kohë se çfarë mund të bëja, çfarë mund të sillja në këtë vend, i thashë vetes që mund të sjell diçka nga Argjentina. Kështu ne hapëm lokalin tonë katër muaj më parë dhe ja ku jemi sot”- tha Nadia.

Ajo u shpreh se, në kushtet e pandemisë, hapja e një biznesi është i vështirë kudo në botë, por për mua këtu thotë Nadia, “ishte shumë më e lehtë se sa prisja”.

“Përveç problemit të gjuhës, është shumë bukur të punosh me shqiptarët. Kam ardhur këtu tetë muaj më parë. Shqipëria është në fakt vend shumë i vogël nëse do ta krahasoja me Argjentinën, megjithatë ofron aq shumë gjëra brenda një hapësire aq të vogël. Njerëzit janë shumë mikpritës dhe gjithmonë më pyesin: “Të pëlqen Shqipëria”? Po, më pëlqen shumë. Më pëlqen vërtet të qëndroj këtu. Për momentin po përfundoj dokumentet për pajisjen me lejen e qëndrimit, në fillim për një vit dhe pastaj do t’i rinovoj për të vijuar këtu edhe me biznesin tim”- tha Nadia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRISHJA E NDËRTIMEVE PA LEJE NË KSAMIL E VELIPOJË/ Kryeinspektori: Nuk do të tolerojmë asnjë shkelje ligji
Previous article "NA DHUNONTE VAJZËN"/ Familjarët e Kudret Saliajt hedhin poshtë 'krushqit': Djali ynë se ka prekur me dorë

s.autor

Postime të ngjashme

"KAM HARRUAR KODIN E KASAFORTËS"/ Shoqja e Kejvina Kthellës merret e pandehur për 8 mijë euro Aktualitet

"KAM HARRUAR KODIN E KASAFORTËS"/ Shoqja e Kejvina Kthellës merret e pandehur për 8 mijë euro

KATËR DITË PA ENERGJI ELEKTRIKE/ OST njofton ndërprerje të gjata në disa zona të Elbasanit. Ja oraret e lajmëruara Aktualitet

KATËR DITË PA ENERGJI ELEKTRIKE/ OST njofton ndërprerje të gjata në disa zona të Elbasanit. Ja oraret e lajmëruara

TRAGJIKE NË SHKODËR/ 17-vjeçari humb jetën pas aksidentit, një tjetër i ri në gjendje të rëndë Aktualitet

TRAGJIKE NË SHKODËR/ 17-vjeçari humb jetën pas aksidentit, një tjetër i ri në gjendje të rëndë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT